• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Pogba e Dybala në Paris, në kohën kur Raiola bisedon me Juventus

Sport



Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë dhe në Torino askush nuk e ka harruar Paul Pogba. As tifozët e as ish-shokët e skuadrës, mbi të gjithë Paulo Dybala, që në profilin e tij në Instagram ka publikuar një foto së bashku me francezin që e quan “vëlla” e duke bashkuar gishtat si në kohën kur luanin bashkë. Një foto e bërë në Paris, që i dha jetë zërave të fortë të merkatos, duke rindezur shpresat e juventinëve për ta përqafuar edhe një herë në Torino, me Raiola që është gjithnjë i gatshëm për lëvizje të këtij stili.

Pasi ka marrë pjesë në një event të Adidas, Dybala e Pogba kanë kaluar kohë së bashku, duke konfirmuar lidhjen e fortë jashtë fushës dhe një lloj nostalgjie. Pikërisht për këtë cështje Daily Mail ka thelluar diskutimin, duke shpjeguar se Raiola kohët e fundit është takuar me drejtuesit e Juventus për të folur për Paul Pogba. Një takim informal me sa duket, që mund të ketë shërbyer për të hedhur bazat për rikthimin e madh të mesfushorit në bardhezi.

Një goditje që do ta forconte edhe më shumë Juventusin e Allegrit. Për janarin duket e vështirë për ta realizuar operacionin (mbi të gjithë pas dorëheqjes së Mourinho), por në qershor gjërat mund të ndryshojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *