• |
ide | kryesore

Rama lëshim studentëve: Përgjysmim tarife nga janari

Lajme, Të fundit



Edi Rama ka premtuar përgjysmimin e tarifës së studimit për studentët e universiteteve publike në të gjithë Shqipërinë.

Deklarata u bë sot gjatë një takimi me pedagogë dhe disa studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës ku shpjegoi edhe planin për përgjysmimin e tarifës.

“Në janar do të paguani gjysmën e tarifës. Nëse këta të universitetit të kërkojnë më shumë hajde tek unë me megafon në dorë. Ca duhet të them më shumë nuk e di. Ja ku e keni premtimin e parë. Unë jam këtu me zë dhe me figurë dhe po ua them qartë. Paratë universiteteve për tarifat tuaja, do ti japim ne, qeveria”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se përgjysmimi vlen vetëm për studentët e 3-vjeçarit Bachelor dhe jo për masterin.



1 Comment

  1. Neser e harron ai se nuk mban mend cfare thote diten e pare ,megjithe ate ai eshte dhe mjeshtri i mashtrimeve -mos bini preh e ketij makuti monster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *