• |
ide | kryesore

Rasti kontrovers/ Presidenti i parë i Ligës Profesioniste, zëvendës-presidenti i FSHF

Sport



“Zëvendëspresidenti aktual i FSHF-së, Edvin Libohova, është përzgjedhur presidenti i Ligës Profesioniste”. Historia kontroverse nis pikërisht këtu dhe ajo që reklamohet si zhvillim i futbollit shqiptar rrezikon të jetë një farsë e madhe, për një arsye shumë të thjeshtë. Kreu i Ligës Profesioniste të Futbollit duhet të jetë përfaqësues i klubeve, për të bërë rregullatorin me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që këtu zgjidhet ish-numri dy i FSHF-së, sepse Libohova ka dhënë dorëheqjen nga detyra, për të marrë drejtimin e Ligës.

Praktikisht një shtojcë e FSHF-së, me në krye njeriun e besuar të presidentit Armando Duka. Nuk është absolutisht ajo që duhej të ishte dhe ka një motiv. Klubet e Superiores, jo vetëm ato për të të gjithë divizioneve të futbollit, kanë kontradikta e mosmarrveshje dhe të gjitha këto kanë bërë që të mos dalë një emër i besueshëm mes tyre, për të mbrojtur në radhë të para interesat e klubeve. Prej kohësh është diskutuar mes ekipeve të Superligës për të krijuar Ligën. Qëllimi i saj parimor është që brenda këtij grupimi të sistemohen rregulla dhe forma organizimi që të ndihmojnë më shumë garën, por sidomos për të rritur pavarësinë organizative dhe financiare të klubeve.

Në prezantimin e tij, kreu i ri i Ligës, Libohova, është shprehur: “Kemi dakordësuar të gjitha problemet që lidhen me statutin dhe shumë shpejt do të fillojmë të rregullojmë marrëdhënien me federatën, pasi Liga do të jetë anëtare e FSHF-së”. Cështja është si mund të rregullojë marrëdhëniet me Federatën, krahu i djathtë i Dukës, që deri dje ishte vetë Federata?

Në konceptin funksionues Liga do të jetë si anëtarët e tjerë, por me organizim ndryshe. Hapi i parë është regjistrimi në gjykatë, e më pas ngritja e strukturave teknike në lidhje me problemet financiare, juridike dhe sportive. Kriteret për të qenë pjesë e Ligës janë ato që ka vendosur FSHF, ndërsa prioritet do ti jepet sponsorizimeve, duke nisur nga ai i emrit të kampionatit, që edhe Kosova e ka të shitur, ndërsa ne ende jo.

Do shumëfishohen të ardhurat, financat të garantuara…fjalë që janë thënë rëndom, por tani duhen vepra dhe e nisur në këtë mënyrë nuk duket shumë premtuese. Inisiativa nuk është e keqe, madje cdo hap që con drejt largimit të kampionateve të futbollit nga varësia direkte e administrimit të Federatës është në të mirë të garës, vetëm se për klubet e Superiores kishte ardhur koha të merrnin përgjegjësi dhe ti jepnin fund atyre akuzave që dëgjohen gjithnjë në dështimin e objektivave se fajin e ka Federata…



2 Comments

  1. Edvini eshte bythlepiresi i Duke mafioz Zemunit.Te dy bashke bejne dyshen mafioze se Edvini ka tru kurse Duk krimineli nuk ka tru por ka guxim dhe di si ta ndaje lekun e vjedhur

  2. Edhe Liga ne xhep te mafiozit Duka.Kush do tia ndali doren nje dite ketij krimineli.Drejtesia vonon por ishalla nuk harron qe ti vjelli ky mafioz krimet qe ka bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *