• |
ide | kryesore

Rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin/ Ahmetaj: Presidenti të ndërhyjë për dialog

Lajme, Të fundit



Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për buxhetin 2019. I pranishëm në Komision ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se Meta duhet të ndërhyjë për dialogun me studentët.

“Buxheti i vitit 2019 ka të gjitha mundësitë që të furnizojë kërkesat e studentëve. Sot, studentët kanë aleat vetëm qeverinë. Dekreti i Metës, pa asnjë detaj për arsimin. Meta të ndërhyjë për dialog me studentët, kjo është zgjidhja”, u shpreh ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kreu i Shtetit ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave të studentëve që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

“Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhej në njoftimin e presidentit.



3 Comments

  1. Cfare presidenti more! NATO mor NATO te nderhyje per Diallog! Madje te behet Diallog per Diallogun me studentet

  2. Kësisoj ministrash finance me profesion përkthyes anglishtje nuk pranojnë të bëjnë dialog me presidentin që vetë e kanë zgjedhur, e kërkojnë që studentët të dëgjojnë monologjet idiote të Ramës.

    Nuk i mjaftojnë Ramës shumica e mediave të kapura prej tij, ERTV private e RTSH, e rrjetet sociale ku rri gjithë ditën duke shkruajtur monologje, pa duheshka të dëgjojnë monologjet e tij livë me dhjetra mijëra protestues.

    Nëse ju ka vënë në rrjesht ju ministrave e deputeteve të PS ky karagjoz e ju si robotë i thoni po , për për çdo gjë që i thotë mëndja e tij e çorçditur në monollogjet e tij, përse u dashka që këtë ta bëjnë edhe studentët ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *