• |
ide | kryesore

Televizor 20 mijë euro, si e ‘fundosi’ vettingu prokurorin ‘VIP’

Lajme, Të fundit



Shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar dhe të fshehur kanë ‘fundosur’ prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Trocit, duke i kushtuar humbjen e detyrës.  Troci njihej edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën. Në vendimin e shkarkimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të afërt. Konkretisht, KPK dyshon se Ramadan Troci ka në pronësi një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e ka arreduar në mënyrë të tillë, saqë vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro, shkruan Shqiptarja.com.

“Në denoncimin e përcjellë pranë Komisioni, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje”, thuhet në vendim. Komisioni dyshon edhe për fshehjen e disa pasurive të tjera tek Unaza e Re, si apartamente, njësi shërbimi e garazhe.

Komisioni i Vetingut ngre gjithashtu dyshime të forta se prokurori Troci ka fshehur duke e kaluar në emër të personave të tjerë një apartament me sipërfaqe 140 m², në godinën pranë Pazarit të Ri, me vlerë 140 mijë euro dhe parking 20 000 mijë euro. Nga ana tjetër, Komisioni pretendon se ka faktuar se prokurori Ramadan Troci ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.

Në vendimin për shkarkimin e Trocit thuhet gjithashtu se prokurori nuk justifikon një depozitë me vlerë 2,500,000 lekë si dhe blerjen e një makine “Mercedes-Benz”, viti i prodhimit 1999, me vlerë 700,000 lekë. Gjithashtu, prokurori nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare si dhe nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij./Shqiptarja.com



10 Comments

  1. Hahahaha

    Dibrani qe futi fullanin

    Ho me ramadono e pe ca legeni eshte rama

    Ti kokrra e kurves je po rama ta futi mu ne brime te bythes … shko boj prape si koke e modhe

  2. Te jete vetem, hajde, po tere keta qe jane hequr, por edhe ata qe e ruajten poziten jane nje soj nga pasuria. Por ke deshen e kaluan dhe e mbrojten, ke nuk deshen ia corren masken dhe i largun, por ka dhe me keq,,,,,aty ka bire kuqalesh, e shoke, e miq te partise ne pushtet, keshtu qe kjo eufori do e tregoi cilesine kur te filloi veprimi si ca te njerkes, e ca te babes, mos mbani shume shprese sepse jane edhe keta si pjese e ish trupave te drejtesise. Me gjithate, kemi te drejte te rrime me shprese, qe drejtesia do vije nje dite.

  3. SHIKONI KETE FYTYRE DHE ATE GJYQTARIN E PUKES , KJO ESHTE FYTYRA E DREJTESISE SONE ,KESHTU JANE TE GJITHE . VETINGU ESHTE I DESHTUAR NESE NUK IKIN TE GJITHE KETA NDYRESIRA.

  4. Me muter jane edhe ata qe kaluan -vetingun-e MARKO-NAFIJES-por i mbajti ideali i partise.Te tere qe kane kapur sistemin e drejtesise ne nje vrime haleje do futur.

  5. Si shpjegohet qe komentuesit qe mbeshtesin PD ne kete faqe (qe komentojne cdo dite e ne cdo artikull me te njejtat nickname ) sot thone qe jo vetem ky po edhe ata qe e kan kaluar vetingun jan hajduta etj etj. Po mire a nuk ishte PD ne pushtet per 8 vjet, keta pse nuk i hoqi por i mbajti e i shfrytezoi sipas interesave te veta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *