• |
ide | kryesore

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Arkiva, Kryesore, Lajme

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesuari i quajti ato “Fake news”, deklaratat e kryeministrit sot e kanë rritur shumë paqartësinë.

Nga Vlora, Rama shprehu rezerva për FRESSH, forumin e të rinjve socialistë, teksa u shpreh se “për fat të keq të partisë që e ka, ai tregoi këtë herë se nuk ekziston në universitete”.

Kjo është nga herët e pakta që Rama sulmon publikisht një zyrtar të rilindjes. Dhe kjo nuk është fare pa bazë. Të gjithë mediat e vendit raportuan në ditën që Rama do të shkonnte në emisionin e rakorduar Top Show, se mëngjesin e asaj dite ai thërriti Elio Hyskon në zyrën e tij në kryeministri. Qëllimi u mor vesh më pas: të organizojej një dialog fallco, gjasme me studentë.

Në fakt organizata rinore e bëri këtë. Ajo e mbushi studion e Alban Dudushit me freshistë, por sa hap e mbyll sytë ata u demaskuan njëri pas tjetrit ne rrjetet sociale.

Një video që nxorri bllofin e pesfishtë të Ramës (Pamjet)

FOTO/ Si u inskenua “debati” i Ramës në “Top Show” me anëtarë të FRESSH

Nga ky moment termi freshist filloi të qarkullonte me përbuzje dhe përçmim mes studentëve protestues. Një organizëm i ndërtuar sipas shkollës së fasadës së Erion Veliajt, pa rrënjë në mjediset rinore, FRESSH është bërë sot sinonimi i servilëve që duan të sigurojnë një vend pune pa u lodhur.

Vetë Rama e vuri re këtë dhe filloi përballje më të drejtpërdrejtë me studentët duke e kuptuar se mbështetja tek FRESSH vetëm do ta nxirrte zbuluar.

Dhe sot ai arriti deri aty sa shpalli publikisht dështimin e kësaj organizate politike për të depërtuar në universitete. Në vend që t’i bëhej ndihmë, ajo u shndërrua në barrë për kryeministrin. Me sa duket edhe zërat e shpërndarë për largimin e Elio Hyskos, nuk paska qenë pa gjë.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Asnje nuk eshte ne rregull,freshi,leshi,majko,pedagoget,rektoret,prokuroret,gjykatesit…….por,
    vetem njeri,drogaxhiu Edvin Rama!Peshku qelbet nga koka more ordiner,qe je gati te besh cilindo
    koke turku,vetem e vetem qe te shpetosh koken tende.Por,per sa koh akoma?-sepse ti kuterbon
    shume e me shume,gati çdo Jave nje afere korruptive.E shkarkove Fatmir Xhafajn,ra ne harrese
    Çeshtja Xhafaj,ose si parapelqeje ta quaje ti, Çeshtja Babale!

    1. Ti ilir, mendon qe shkruan me mire shqip qe edhe emrin e shkruan me ‘i ‘te vogel?! E paske zene nje vend pune keto vite (2013-2018) dhe te paska hyre frika…

    1. Dil me emrin e birit të Enverit,Ilir ,dil me emrin Qorr si marksist, dil edhe i pa emër, bie erë mijra kilometra larg se jë një rrugaç gojë ndyrë si ai për të cilin leh si qen .

  2. Sado te lodhet Rama per te prere koka nuk ka per t’ia dale dot mbasi nuk e njeh ate profesion ku deri ne kete moment mjeshtri me i madh ne tere historine e Shqiperise eshte treguar Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu