• |
ide | kryesore

Afera te Unaza e Re, gazetari Ylli Rakipi dëshmon në Prokurori

Lajme, Të fundit



Gazetari Ylli Rakipi, drejtues i programit “Të paekspozuarit” ishte të mërkurën në Prokurorinë e Tiranës. Për dy orë me radhë ai është marrë në pyetje nga titullarja e institucionit, prokurorja Elisabeta Imeraj, në lidhje me kallëzimin e bërë një ditë më parë për disa kërcënime me jetë.

Burime bënë me dije se Rakipi ka shpjeguar me detaje për kërcënimet e marra në adresë të tij dhe dijeninë nëse këto kërcënime kanë lidhje me faktin se në programin e tij u denoncua javën e kaluar skandali i kompanisë “DH Albania”.

Të martën për kërcënimet drejt gazetarit Rakipi reagoi Presidenti i Republikës, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Partia Demokratike.



2 Comments

  1. O Lapsi.. ju qe e keni shume per zemer gazeten FINANCIAL TIMES , Pse nuk publikoni lajmin e saj qe George Soros u shpall njeriu i vitit ?
    Pse nuk ju vjen zeri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *