• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë, ndërron jetë një mësuese

Lajme



Një automjet që dërgonte çdo ditë mësues në shkollën e fshatit Arrëz, në Devoll të Korçës, është aksidentuar. Për pasojë, mësuesja Luiza.D, 48 vjeçare, ka ndërruar jetë. Në automjet kanë qënë 5 mësues, të cilët çdo mëngjes shkonin për të dhënë mësim në fshatin Arrëz.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Paraprakisht prej vendngjarjes është raportuar se makina e tipit “Range Rover” është përplasur me një pemë. Ky aksident ka bërë që ajo të devijojë nga rruga. Makina drejtohej nga një mësues.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *