• |
ide | kryesore

‘E ke të lehtë se ke lekun’, Alketa i tregon sakrificat komentueses

Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë më parë në finalen e spektaklit “Dance With Me”, Alketa Vejsiu ka mbajtur një monolog të sajin mbi ëndrrat.

Shumë prej komentuesve e kanë përgëzuar Alketën për fjalimin mbajtur duke e përkufizuar si frymëzues dhe që kishin nevojë t’i dëgjonin ato fjalë në këtë moment të jetës së tyre. Por në mesin e shumë komenteve pozitive, ra në sy edhe ai i një vajze e cila i shkruan se moderatorja ka pasur mundësinë ekonomike prandaj dhe i ka ndjekur dhe realizuar ëndrrat e saj dhe se pa lek nuk mund të bësh asgjë.

“Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lek nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh asgjë.”- shkruan komentuesja poshtë videos së publikuar nga Alketa.

Por nuk ka vonuar as përgjigjia e moderatores.

Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe. Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë. Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri. Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime. Për këtë po flas. Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv”- i përgjigjet Alketa  ndjekëses së saj .



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *