• |
ide | kryesore

Ka një kampion të ri tek Citizens: Guardiola i mahnitur nga Muriqi

Sport



Në King Power Stadium, Manchester City ishte skuadra fituese, por kishte vetëm një lojtar që u brohorit në kor nga tifozët, pas suksesit me penallti ndaj Leicester: portieri i kombëtares së Kosovës Arijanet Muric. Adoleshenti ishte njeriu që i dha kualifikimin Citizens, pas goditjeve të 11 metërshave, ku neutralizoi ato të Meddison dhe Soyuncu, duke e cuar skuadrën e Guardiolës në gjysmëfinale Carabao Cup.

Kampionët në fuqi të trofeut kanë vlerësuar performancën e Muric, që është shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në konferencën pas ndeshjes me Leicester, portieri që mbron ngjyrat e Kosovës, ka qenë në qendër të vëmendjes, duke i rrëmbyer elozhet edhe teknikut Guardiola: “Sezonin e kaluar Claudio ishte i vendimtar, por këtë vit Aro është i jashtëzakonshëm”.

Muriqi i ka luajtur të gjitha ndeshjet e Carabao Cup me fanellën e Manchester City, duke qenë se ka fituar statusin e portierit të dytë të skuadrës dhe me shumë mundësi do të jetë titullar edhe në ndeshjet e FA Cup, gjatë muajit janar, duke u bërë një alternativë e fortë e Guardiolës, që nuk heziton më tashmë ti besojë 20 vjecarit, 1.98 metra i lartë, që bashkë me staturën shfaq edhe potencial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *