• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama sot duhet të ishte para prokurorëve. Protesta e studentëve shtoi shpresën për liri në Shqiperi

Lajme, Të fundit



Publicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja thotë se protesta e studentëve është një tregues se në vend do të këtë një liri më të shtuar. Për Lubonjën, studentët në takimet me Ramën nuk kanë treguar vetëm hallin e tyre, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij vuan nga një frikë e madhe.

“Ka evoluim në kuptimin se një pjesë e mirë e studentëve po shprehin një pakënaqësi më të madhe se e tyre, si për shembull keqqeverisja. Përplasja e Ramës me studentët në Vlorë, tregoi jo vetëm hallin e tyre, por edhe të shoqërisë. Studentët nuk janë politizuar saç duhet në kuptimin e mirë të fjalës.

Ka një koshiencë dhe një kuarajo për ti thënë gjerat dhe kjo është pozitive. Mendoj se Ramës nuk i ka ecur aq sa duhet me atë që me dialog kërkon ti çojë në shtëpi studentët, sepse edhe përplasjet e studentëve kanë treguar shumë gjëra. Kjo iu jep kuarajo atyre për të rezistuar”, tha ai.

Ai u ndal edhe tek skandali i Unazës së Re, ndërsa shtoi se Rama duhet të ishte para prokurorëve për të dhënë shpjegime për aferën korruptive të tenderit abuziv.

“Dialogu që do të bënte Rama këto ditë do të ishte me prokurorët për ato milionat e vjedhura. Ky është dialogu që duhet të kishte ndodhur. Prokuroria nuk jep asnjë kurajo. Një djalë në Vlorë i tha Ramës, besoj e keni ndjekur: Se shpresoj të mos pushkatohet nga ajo që do them. Besoj se so të ketë hapa përpara, për më shumë liri”, shtoi Lubonja.

Lubonja dha edhe arsyet se pse sipas tij kjo lëvizje e studenteve duhet të politizohet në mënyrë që të mos arrihet vetëm zgjidhja e çështjeve personale, por të shkohet më tej.

“Mendoj se kjo lëvizje ka nevojë të politizohet në kuptim që studentët të kenë një lëvizje me kërkesa politike përtej hallit të tyre. Në këtë kuptim nuk di se sa janë të ndërgjegjshëm. Pakënaqësia që ka prodhuar ky lloj regjimi do vazhdojë të prodhojë skandale. Kjo protestë ka ndërgjegjësuar studentët në rrugën e tyre dhe nëse shuhet diçka do ndizet sërish. Në fund të fundit zgjidhja nuk iu vjen nga çështjet personale, por duke arritur tek e keqja”- tha Lubonja.



8 Comments

  1. Nuk mjet me efikas vrases per kundershtarin tend se sa indiferenca.
    Pikerisht kjo eshte edhe arsyeja qe ti Tosi nuk po lodhesh ne malinjitetin e tend.

  2. Keta loqet e lapsit ngaterojne qorrin nga qarri me ilirin! Hajde kuptoji injorantet berishiane! Vetem akuzojne si ato kurvat e njekohshme! C’do njeri qe shan Saliun patjeter qe eshte ne pune per Ramen?! Gjysemanalfabetet e Lapsi bashke me Andin jane plehrat te pa edukuar!

  3. Jam dakort qe Rama sot duhet te ishte para prokuroreve. Studentet kane probleme dhe nuk diskutohet, por ketu ne kete vend te gjithe kane probleme dhe halle. Por me e rendesishme nga te gjitha eshte qe ne kete moment duhet te merremi, eshte patjeter mega afera prej 30 ml euro , qe nje firme fantazem “arriti” tia hedh shtetit .
    Tama sot duhet te ishte i pandehur.
    Nuk arrij ta kuptoj si vazhdon akoma ne ate pozicion, si del akoma ne tv!!!
    Nje kryeminister hajdut i kapur ne flagrance qe ka kapur gjithe shtetin, dhe akoma vazhdon. KULMI

    1. Si duket don te vriten dhe disa protestues se po nuk I vrave “KALIN” nuk bien nga pushteti keto po mjere populli .

  4. Që ka paqartësi politike në qëndrimin e studentëve. edhe për këtë nuk është faji i tyre.
    Jeni ju njerëzit e mediave që ju a keni bërë mendjen çorbë me shkrimet e debatet tuaja si puna e Lenc Vangjelit, për ta shpërndarë fajin tek të gjithë duke e lënë kështu jetim.
    Është paqartësia juaj në vlerësimin e fakteve e në llogjet subjektive e ideollogjive të vjetruara e të dështuara që i keni çorientuar studentët.
    Prandaj ata ju thonë edhe ju publiçistëve e politikanëve se nuk jemi aq naive sa të mos i kuptojmë kush i ka fajet.
    U treguan shumë të qytetëruar këta të rij studentë, por duhet të kërkonin që Fevziu ta largonte nga studio e emisionit të tij Lorenc Vangjelin që kishte ardhur për të bërë monologjet e Ramës, siç e detyruan një juriste të ministrisë së arsimit që kishte ardhë në studion e Rudina Xhungës për të bërë propogandat e Ramës.

  5. lubo ka analist qytetar qe te vezhgojn qe 10 vite qfar manipulanti je ti ,ti je veq nje falltor qe mundohesh te spekulosh dhe qe kurr ne keto 10 vitet e fundit nuk ja ke qelluar dhe nuk je duke u ngrit por je duke u fundos ,si luli,salihu ne anen tjeter qosja ,surroi.qka jini ju ?Spiun nuk mund te jeni sepse nuk keni aftsi .tradhtar jeno por nuk prish pun,po nese te ka hy ne mendje qe je i menqur dhe ke te drejt ne analizat tu po pse nuk jini nje shoqri e bashkuar me koleget e juaj ?po pse nuk keni akademi e cila ne kso raste do e rrxonit ket qeveri po pse nuk keni shoqata te cilat funksionojn ne emergjenca te tilla .po ku hamomi jeni ju .
    ju jeni parazit i shoqris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *