• |
ide | kryesore

Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm

1, Ide

Një parodi e madhe po ndodh. Ndërkohë që studentët, gjithnjë e më të shumtë në numër, po i braktisin sallat e Ramës, PD dhe LSI kanë vendosur t’i japin fund bojkotit të Kuvendit duke iu kthyer atij në sallë.


Dhe e bukura nuk përfundon këtu. Kulmi i ironisë është se ata pretendojnë se këtë “sakrificë” po e bëjnë për studentët.


Në fakt protestuesit e dinë shumë mirë se çfarë duan.

Të martën, një vajzë në Universitetin Bujqësor e nxorri bllof show-n e përgatitur gjoja për dialog me Ramën. Në Vlorë, skena u përsërit në përmasa shumë më të mëdha. Studentët që ishin lënë jashtë, hynë në sallë vetëm për t’i thënë kryeministrit se nuk kanë nevojë të dëgjojnë monologjet e tij nga 3- 4 orë në ditë. Ata e etiketuan atë si të padenjë për bashkëbisedim deri sa nuk plotësonte kërkesat më minimale.

Ata u larguan demonstrativisht, duke lënë pas imazhin e një Rame, çehrja e të cilit ngjante si në ditët e veta më të këqija.

Por ajo që po përvijohet nga bashkëbisedimi i Ramës me ata pak studentë të denjë që qëndrojnë në sallë, është edhe më e rëndë.

Ata po japin raste të një varfërie therrëse. Ata po tregojnë shembuj të prindërve të tyre, që jo vetëm nuk kanë mundësi të paguajnë për shkollim, por që nuk kanë shans as të kurohen apo të zgjidhin hallet me këtë administratë. Ata po vënë theksin tek një padrejtësi që u heq çdo mundësi për të ardhmen.

Ata janë të ndërgjegjshëm se të gjitha këto janë në konflikt me realitetin virtual që do të krijojë kryeministri.

Prandaj, njëzëri ata bien dakord se me Edi Ramën dialogu është aq i kotë sa edhe i pamundur.

Lexo më tej:

Rama i bën pyetje provokuese : « Po ti i varfri ku e bleve celularin » ? Studenti ia kthen : « Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel »

“S’ke ardhë për psikolog ktu”, shihni përballjen e studentëve me Ramën në Vlorë (VIDEO)

Po t’i shikosh bataretë verbale të opozitës, ato janë ku e ku më të rënda. Ajo, përpos shkatërrimit të arsimit, luksit që buron nga vjedhja, e akuzon kryeministrin edhe për lidhje me krimin, për drogën, për grabitjen e zgjedhjeve, për njëmijë e një mëkate të tjera.

Dhe kur bën këtë krahasim, në mendje të vjen një pyetje naive: Po pse të parët që ende nuk e kanë shpallur armik, i dalin Ramës nga salla, ndërsa të dytët e ndjekin si qingja nga pas ?

Përgjigjja është e thjeshtë.

Studentët janë të pastër, të çiltër, të pakalkuluar në zemërimin dhe mllefin e tyre. Ata nuk janë bërë endje pjesë e një sistemi që të ul kokën, prandaj sillen ashtu.

Ndërsa PS dhe LSI, e kanë hallin tek mandatet, tek pushteti i të qenit opozitë, tek përfitimet monetare që burojnë prej tij, tek ankthi i të lënurit të skenës bosh, tek gjera banale si rroga, dietat, pagesa e celularëve dhe karburanti.

Të qenit deputetë ata e shohin si status, si pjesë e kastës, si mundësi për të rikapur karrigen e kundërshtarit dhe aspak si ide apo si mision.

Prandaj ata po kthehen kokulur në parlament duke bërë rolin e atyre freshistave, me të cilët Rama po mbush sallat duke i paraqitur si kundërshtarë fallco.

Me rikthimin në parlament, edhe Luli edhe Monika, po kryejnë aktin suprem të një opozite fallco.

Analiza/ Dy fytyrat e PD-së për fundin e bojkotit

Le ta bëjnë, ndoshta është e kotë t’u kërkosh më shumë. Ndoshta është e tepërt të pretendosh të dalin nga guacka ku janë mësuar.       

Le të hyjnë.

Por të paktën të na kursejnë ne të tjerëve skenat heroike se po sakrifikohen për studentët.

Le të futen me kokën ulur dhe sytë përmbys, duke mos u tallur me ata që po e refuzojnë me këmbëngulje bashkëbisedimin me Ramën.

©Lapsi.al

22 Comments

  1. Me rob shpie sikur te ishin kta dy e ai fiku i bashkise? Ma hordhek skishte me pas.. urdhri i pare. Asnje biciklete me shal. Nata e vit te ri 17 maji .

  2. …..injoranca e rinise tone edhe studentore eshte e qarte! Kjo eshte “merite” e Saliut qe i vuri kazmen shkolles, i beri prinderit qe te shqetesoheshin per te ardhmen e femileve te tyre, i beri mesuesit te marrin para per noten! Kjo injorance i ka treguar shenjat me kete proteste! Studente qe nuk dine ku kane koken! Nese s’ke per te shkuar ne universitet -mos shko ose puno dhe shko! Ky eshte kapitalizmi! Pastaj ka studente mercenare por ka edhe pedagoge hajdute, qe nuk meritojne te jene te tille! Ka dekane dhe rektore hajdute, qe duhet te largohen nje ore e me pare! Studentet me rezultate te dobta duhet te pranojne tarifa me te larta!Shteti ka pergjegjesi per shitjen dhe blerjen e notes! Te behet nje ligj shume i forte per kete!Shqiperia kurre nuk do te behet me keta profesore, por edhe me analiste si puna e Bushatit! Shume njerez edhe studente edhe gazetare nuk dine shqip! Deri ketu ka arritur nivel ne shkolla! Por edhe komentuesit gjysem analfabete berishiane jane nje llum shqiptar!

    1. ka kshu ka ashtu i the te gjitha. Un po shtoj qe ka dhe kurva si puna jote qe pas vitesh qe qeverisni ju ka ngel ora 12 tek saliu.

    2. Ke faj o Loni pse nuk mban roje ,pse nuk mban qen . Mire o mire tha Loni , po hajduti nuk ka fare faj? Po 6 pa 10 ju rrine ora ju ?

  3. Ky i pamemeri, qe emer s’ka per te pasur kurre; i paska vene nje njesh anash ( dmth aq vlen ) per tu dalluar nga i paemri tjeter qe eshte kunder ustait te njishit (si vlere matemtike) Ky llum njesh mbase eshte kryedoçi, i cili akoma e ka menndjen tek Saliu! Saliu, o doç ka pese vjet qe ka ikur, keto pese vjet behen pune te medha nga ata qe jane shqiptare te deveoteshem ; prandaj leri lehjet si kelyshet e qenve qe lehin pas qenit te madh ! Per me pak se pese vjet u ndertua gjithe europa e shkatrruar pas luftes dyte boterore; o qen i propagandes se llumit ….. Jo
    po,.. Saliu,saliu saliu…. Qe ne fund te fundit ju mbajti nuk ju hodhi atje ku e meritonit, ne groope te halese! Ps : nuk jam me Saliun, por ju postkomunistet morrcake, duhet ta falendroni se te qe nje shiptar me patriot se ai, sot flitej e jetohej shulme me mire, e ju nuk do egzistonit! Trung!

  4. Ky i pamemeri, qe emer s’ka per te pasur kurre; i paska vene nje njesh anash ( dmth aq vlen ) per tu dalluar nga i paemri tjeter qe eshte kunder ustait te njishit (si vlere matemtike) Ky llum njesh mbase eshte kryedoçi, i cili akoma e ka menndjen tek Saliu! Saliu, o doç ka pese vjet qe ka ikur, keto pese vjet behen pune te medha nga ata qe jane shqiptare te deveoteshem ; prandaj leri lehjet si kelyshet e qenve qe lehin pas qenit te madh ! Per me pak se pese vjet u ndertua gjithe europa e shkatrruar pas luftes dyte boterore; o qen i propagandes se llumit ….. Jo
    po,.. Saliu,saliu saliu…. Qe ne fund te fundit ju mbajti nuk ju hodhi atje ku e meritonit, ne groope te halese! Ps : nuk jam me Saliun, por ju postkomunistet morrcake, duhet ta falendroni; se te qe nje shiptar me patriot se ai, sot flitej e jetohej shulme me mire, e ju nuk do egzistonit! Trung!

  5. Nje bravo te madhe Bushatit; Me titullin qe i ka vene analizes nuk ka nevoje ta lexosh, i ka thene te gjitha! Shekspir…

  6. Kur erdhi Saliu ne pushtet ja hidhte fajin Enverit dhe te tjereve, tashti qe eshte Rama ne pushtet fajin e Ka Saliu. Jane bere si ai skeci me Myftar Pajen qe i thonin ke faj se hajduti i kishte vjedh Lopen.

  7. Kot merreni duk share ata qe shkruajne mire per ramen…Kesaj pune i bie era..Rama ka 5 vite qe na shkel me kembe dhe Lulja as protesten me te vogel nuk ben…per te mos folur per Yllin Mona..Ja vlen te votosh ramen absolutisht jo…por edhe dike qe vodhi leket e rruges se arbrit pastaj nuk u paraqit ne prokurori, skandale pa fund, 4 vite ne bashki deshtime pa fund..nuk ja vlen, ndaj me mire..t’ja fusim gjumit te pakten shohim endrra me mireqeverisje..

  8. Cdo bejme,ca duam,ku shkojme kur te thone merre -thua nuk e dua..ca do?Pushtetin.? Merre po se merr dot ? Pergjithesisht nuk pame nje student te shkelqyer,nuk pame nje mendim te pjekur por vetem”ja beri mire,e shau etj”.Kur Bonoparti u kthye nga beteja e Italise(7 dite beri 7 fitore) ne kulmin e madheshtise –i thane “madheri populli po te pret,populli po brohoret” dil dhe pershendete,JO tha Bonoparti nuk dal sepse “po ky popull me te njejten kenaqesi do me conte ne gijotine,para turmes nuk dal,dhe nuk doli”Dhe kur abdikoi nga froni ,populli bertiste “mos abdiko,na armatos neve”por jo tha “ku ta coj pastaj kete turme te armatosur qe nuk di se cfare ben” dhe iku.Studentet ka rrezik te perfundojne ne turma, “nuk duam baben” si Haxhi Qamili.Te vjen keq kur i sheh qe vetem bertasin ,japin intervista,shajne por asnje nuk thote qe do shkojme ne mesim.Vetem per mesim nuk flitet fare,a thua se jane rezerviste ushtrie te dale ne pension qe kerkojne rrogat e prapambetura.

  9. Keto dy komentet e fundit, jane ilac rilindas qe gjerat te barazohen, si hajduti e krimineli i qeverise, me ata qe s’kane gje ne dore. por u themi se jane njesoj, e me mire te fleme, ashtu sic kane fjetur, e presin qe tus shkoi e mira ne dere e ti zgjoi nga gjumi nga te tjeret,,,,,,,,SKSNDAL botekuptimor Dhe kyJakobini, qe emerin e ka nga ata qe qeronin e te vritnin, e dukeshin se s;kishin bere gje, ashtu edhe ky, me kete qe ka shprehur u thote studenteve qe mos protestoni, por te vene ne auditore, pra kerko percarien, kur ata po kerkojne kushte e pagesa me pak nga keto qe ia vjedh sic duket partia e pushteti i tije.

  10. Qe sistemi arsimor eshte i kalbur kete e dime te gjithe pavaresisht se bejme sikur nuk e kuptojme ose sduam ta pranojme . Une kam mbaruar vete ne 1997 politeknikumin dhe me vjen zor te them qe jam ing. Qe ne ate kohe profesorat te kerkonin leke per provim nga 30-50 mije te vjetra tani kam mesuar qe cmimet kane vajtur 150-20000 mije. Nuk ka mundesi por ata qe i kane informacionet mund te nxjerrin statistika se sa kopshte , shkolla 9 vjecare , te mesme dhe universitete private ka ne gjithe Shqiperine? Sa jane gjithe keto ne raport me popullsine, sa shpenzohen ne keto shkolla nga familjet shqiptare? Jam i sigurt se do te dale nje shifer tmerresishte larte, nga ketu do te kuptoni qe edhe “pse shteti nuk te takson 50%” (Edi Rama) per te ardhurat ka ngritur nje sistem zhvatje deri ne prefeksion ne favor te privatit .

  11. Lavdi Partisë së Punës me shokun Enver në krie !
    Lavdi Marksizëm-Leninizmit me shokët Qorri e Bushati në krie !
    Armiqtë e partisë e të popullit le të na e marin të keqen.
    Revolucioni bollshevik do të triumfojë në gjithë botën !
    Urrrrrrrrraaaaaa !

  12. O bushat pasi e cove ramen Ne buz te humnres tani na thua prisni se do na vije luli pse cfare prisje ti te na vinte ndonje aljen studentet jane garda e demokracis dhe luli po mos ti mbaje premtimet ta rrezojene jo te presin 4vjet dhe keshtu behet pastrimi i poletikanve te kurruptuar apo kete se dije apo ke ca pune pa mbaruar hajte shendet

  13. Po ke parë o Bushat ndonjë “freshist” që t’ja veshë Ramës me vezë surratit mbrenda në Parlament apo jashtë tij ?
    A i pe studentët në studion e Fevziut se si e duartrokitën politikanin nga shtresa e persekutuar nga diktatura enveriste, Tomor Alizotin e si ju përveshën kolegut tënd Lorenc Vangjeli që ka po të njejtën mëndje me ty ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu