• |
ide | kryesore

Me doktoraturë plagjaturë edhe Taulant Balla

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kopjuar tekstin doktoraturës së tij. Studiuesi Taulant Muka publikoi detaje në studion e Ora News, duke theksuar se Balla e ka mbrojtur doktoraturën si “ekselent”.

Muka: Ky sistem 28 vjeçar i politikës shqiptare nuk e do vettingun në arsim. Unë po them një rast, që më vjen nga Alfonc Rakaj, i diplomuar në King’s College Londer dhe që zbulon plagjiaturën e Taulant Ballës. Më shkruan; jam nxitur nga dëshira për të parë meritokraci në këtë vend. Zt. Balla si figurë publike tregon qe është diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gjë që menjëherë ngre dyshime. Rezultati i kërkimi siç shihet, është plagjiaturë.

Kjo jo për faktin se është z. Balla, por për pozitën e tij, qe mes te tjerash është edhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit ne Parlamentin Evropian.

Pra, zt Balla na përfaqëson në Parlamentin Evropian. Këtu janë 4 foto që është hyrja e doktoraturës së zt.Balla që është kopje 100% e materialit dhe është kopjuar nga një libër mbi politikbërjen e BE-së. Libri është botuar në 2009, zt Balla e ka mbaruar doktoraturën në Rumani në 2015. Janë të gjitha materiale të kopjuara shabllon. Këta persona na përfaqësojnë ne dhe këta thonë që ata persona që janë në Bulevard thonë t’i fusim në burg. Nëse dëgjoni zt.Braçe thoshte që t’i çojmë policinë. Ky është edhe dëm ekonomik, pasi me doktoraturë merr më shumë para.



25 Comments

  1. Po ky nuk ka pune tjeter, do beje politike me kopjet e doktoraturave..hec babe, fito buken tende e mos u merr me gomarlleqe…Gjeja me e rendesishme qe ka shpikur Bill Gates eshte fuknsioni Copy-Paste I Microsoft.. Merru me dicka tjeter se kesaj I doli lezeti..Nuk merret pushteti me “plagjatura”

    1. Plagjiaturë do të thotë kur vjedh punën e tjetrit, po ti more (moj) e mu….. apo i mu…., duket se nuk e ke haberin për këtë punë. Pushteti sigurisht nuk meret me plagjiatura por ama dorzohet kur të kapin me presh në duar se ke vjedhur, pra ke bërë plagjiaturë.

      1. Jo me plako, erdhi dikush si puna jote, ti tregoje nje personi me studime te plota ( jo college 2 vite) e master te nivelit te dyte, I cili ka shtruar kurrizin e nxjerr buken e gojes ne Shqiperi, c’fare eshte plagjatura (si fillim kopje e keqe e llafit italisht plagio)..per te tjerat..mos shaj, injorant!

        1. DHE PSE ESHTE DICKA E KOT? KUR KETA VJEDHIN STUDIMET E TE TJEREVE E KE IDENE SE CBEJNE KUR KANE PARA LEKET?

    2. Po si ore kjo mendje e shquar ka kopjuar. Po ky deputet eshte shume i menqur, ky ka mashtruar nje zone te tere.

  2. Kush eshte vertet shqiptare,kush e do vertete Shqiperine,duhet te kuptoje,se njerez si Z.Taulant Muka,
    si Z.Alfonc Rakaj e te tjere si keta,jane vlere kombetare,fondamenti me i sigurte per Shtetin shqiptare.
    Karl-Theodor zu Guttenberg,Ministri mbrojtje me i ri ne historine Gjermane,me i preferuari ne Kabinetin
    e Merkelit,me popullaritetin me te madh ne Gjermani se te gjith politikanet,pasardhesi i padiskutueshem
    i Merkelit,u deturua te jape dorheqje per shkak plagiatures. Universitetii Bayreuth ja hoqi doktoraturen.

    1. pervec “plagjaturave” ka prodhuar ndonje te mire ekonomike apo si puna e atyre te KOP-it te berishes 13 vite me pare…ti lejme keto gjona..filloni fitoni buken e gojes se me bla bla bla jemi deri ne fyt!

  3. Shajeni Taulantin shajeni…Mos ishte Toyota Yaris as shperblimet nuk do merrnin njerzit…se po te ishte per arken e shtetit…ehe…bosh do ishte si gjithmone…

  4. Taulanti ka PhD te mbrojtur ne Zvicer dhe punon atje. Mos ia qani hallin. Rama e beri zv.minister per ate pune…te zbuloje plegjiaturat por per opoziten jo per anetaret e PS. I doli huq dhe jashte ‘binareve’

    1. RROFTE TOYOTA YARISI!!! Vetem ky s’e tradhtoi Ramen, se Saja e preu ne bese! Pastaj per PHD-ne, Taulanti ska as BA! Shkoi ne Rumani dhe pa Bukureshtin asgje me shume!

  5. Republika e plagjaturistëve
    Republikë bananesh
    Për këto plagjaturat edhe Kosova shkëlqen !

  6. Plagjiaturë do të thotë kur vjedh punën e tjetrit, po ti more (moj) e mu….. apo i mu…., duket se nuk e ke haberin për këtë punë. Pushteti sigurisht nuk meret me plagjiatura por ama dorzohet kur të kapin me presh në duar se ke vjedhur, pra ke bërë plagjiaturë.

  7. Nuk jam dakort me Zigur Qarrin ne nje pjese te komentit kur shkruan ne do njerez qe e duan Shqiperine ky eshte -Taulant Muka -jo ore jo o z -Zigur nuk i plasi trapi per Shqiperine atij por nuk po gjen rehat me veten se po sheh neper poste shteterore njerez kopjace te cilet me -doktoratura-te vjedhur po shine ne kete vend ,po vjedhin ne kete vend ,dhe vete nuk po i ze thoi ne as nje vend ,sepse i kane hapur kthetrat keta mediokrit ,Me thuaj ti z-Zigur kush shqiptar ne kete vend e ka merituar graden -Doktor-Profesor-,kush ka bere nje kerkim shkencor,nje shpikje ne fushen e shkences?Asnje-ata ato grada i kane sa per te marre ate page me te larter .Ketu tek ne qe te gjithe kane bere te vetmin kerkim”shkencor” dhe e mbrojne ate graden e doktor profesorit -me kete teme studimi——Si te xhvatim sa me shume -.Keta jane -”doktor -profesoret-e ketij vendi i nderuar Zigur qe nga Taulant Mukat dhe deri tek Taulant Pallat.———–Respekte-

  8. Ky katunar standart 24 karatsh, e ka te shkrume ne ball analfabet funksional. Bytha e tij me doktorature. Me siguri kur i kan sjell doktoraturen ju ka than se du se nuk du me u ba mjek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *