• |
ide | kryesore

Mourinho thyen heshtjen: “Manchester United është e shkuara”

Sport



Ditën pas lamtumirës nga Manchester United, José Mourinho thyen heshtjen. “Kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur stemën e Manchester United që nga dita e parë kur arrita dhe besoj që të gjithë tifozët e United e kanë kuptuar – Ditën pas lamtumirës nga Manchester United, José Mourinho thyen heshtjen. “Kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur stemën e Manchester United që nga dita e parë kur arrita dhe besoj që të gjithë tifozët e United e kanë kuptuar – ka thënë portugezi në një komunikatë – Ushqej respektin më të thellë e nuk flas për ish-kolegët e mi. Gëzuar Krishtlindjen”. Ndërsa, më parë, për Sky Sports News: “U mbyll. Kam një të ardhme edhe pa United”.

KOMUNIKATA E MOURINHO
“Kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur stemën e Manchester United që nga dita e parë kur arrita dhe besoj që të gjithë tifozët e United e kanë kuptuar. Pikërisht si në rastin e klubeve të mëparshme, kam punuar me persona të mrekullueshëm e besoj se disa prej tyre do të jenë miq përjetë.

E di që të gjithë jeni në dijeni të parimeve të mia profesionale: sa herë që një kapitull mbyllet, tregoj respektin më të thellë e nuk bëj komente për ish-kolegët e mi.

Shpresoj që media të respektojë edhe vullnetin tim e të më lejojë të jetoj një jetë normale deri në momentin në të cilin do të vendos të kthehem në futboll. Gëzuar Krishtlindjen.”

DEKLARATA PËR SKY SPORT NEWS
Aktualisht në Londër bashkë me familjen, Special One është intervistuar nga ‘Sky Sports News’. “U mbyll. Manchester United ka një të ardhme pa mua e unë një të ardhme pa United. Nuk kam ndryshuar, nuk flas për sa ndodhi në klub. Persë duhet të ndaj tani edhe ndjesitë e mia me tifozët? Isha kritik ndaj atyre trajnerëve që flisnin për detaje për atë që ndodhi dhe se i kujt ishte faji. Unë nuk jam mes tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *