• |
ide | kryesore

Ngatërron këpucët? Të lumtë, 1 milion euro gjobë

Sport



Në futbollin modern lojtarët e nivelit të lartë kanë kontrata sponsorash përfituese, por ndonjëherë ndodh që të kthehen kundër sportistëve. Është rasti i Rafinha, tek Barcellona, që është dënuar ti kthejë një dëmshpërblim prej një milion euro kompanisë Adidas, sponsori i tij teknik, për arsyen më të cuditshme të mundshme: ka veshur nga fillimi i sezonit këpucë të zeza. Sipas brazilianit e avokatëve të tij, kontrata me kompaninë gjermane duhet të skadonte në 1 korrik, por në realitet ishte një klauzolë që shpjegonte se sponsorizimi mund të shtyhej automatikisht deri në mars 2023.

Gjykata i dha të drejtë kompanisë gjermane – “teksti është shumë i qartë, për këtë arsye është e pamundur ta anullosh” – por përsa i përket shumës për dëmshpërblim, vendimi ka qenë në favor të Rafinha sipas asaj që tregon e përditshmja As: fillimisht Adidas ka kërkuar 100 mijë euro për cdo rast në të cilën numri 12 i Barcelonës nuk kishte veshur këpucët e duhura, por gjykata e uli shifrën në 10 mijë euro në ditë deri në maksimumin e një milioni.

Ndërkohë, ‘The Player Management’, agjensia që kujdeset për interesat e Rafinha, ka publikuar një komunikatë për të saktësuar se bëhet fjalë për “një seancë provizore” dhe se duhen studiuar ” alternativat juridike me konsulentët e lojtarit”, duke specifikuar se “Rafinha nuk është dënuar të paguaj asnjë penalitet ekonomik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *