• |
ide | kryesore

Pas lindjes, Loredana ndan me ndjekësit postimin

Paparazzi, Slider



Mozzik lajmëroi ndjekësit se ai dhe Loredana ishin bërë prindër për herë të parë. Ata tashmë kanë një vajzë të quajtur Hana. Menjëherë pas dedikimit të Mozzik dhe xhaxhait, Getinjos, nuk mund të mungonin dhe fjalët e nënës së re. Ajo ka postuar foton duke i mbajtur dorën Hanës dhe ka shkruar:

“Pra, miqtë e mi! Vajza ime Hana është këtu.. Më duhet ta pranoj se tani jam personi më i lumtur në botë. Nuk e di se cili është qëllimi juaj në jetë, por i imi ka qenë gjithnjë të formoja një familje. Kam punuar shumë përgjatë gjithë vitit, ndërsa Hana fshihej në stomakun tim dhe nuk kisha dëshirë që ju ta dinit se po përjetoja një ndjesi krejtësisht ndryshe sepse doja të fokusoheshit tek puna ime. Mendoj se gjithçka fillon me Hanën dhe do përfundojë gjithmonë me të, si gjëja më e rëndësishme që kam në jetë. Gjithmonë kam ëndërruar të kem familjen time dhe tani ëndrra m’u kthye në realitet. Faleminderit Zotit dhe të gjithë ju që më bëtë të ndihem mirë përgjatë shtatëzënisë edhe përse unë nuk tregova asgjë. Pra, dua të theksoj se 2019 do të jetë viti im! 2018 ishte vetëm një shije. Falenderoj bashkëshortin tim Mozzik, je më i miri në botë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *