• |
ide | kryesore

Studentja Ramës: Sëmuremi se nuk kemi ngrohje në salla

Lajme, Të fundit



Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Menjëherë Rama ia dha fjalën një studenteje që e kishte pritur me thirrje: “Turp, turp”, drejtuar tij.

“Rama: Të flasi vajza që thërriste turp, turp…Pse është turp?

Studentja: Të kuptohet diçka nga të gjithë këtu. Ne nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj. Ne nuk jemi me parti politike.

Ne mungojmë në seminare sepse sëmuremi ngaqë këtu në salla është ftohtë. Ju zotëri i keni tetë pikat të shkruara të zezë në të bardhë.

Ju mund të thoni po ose jo për kërkesat tona. Vetëm nëse i plotësoni mund të dialogojmë.

Rama: Të flasim me qetësi, nuk jemi në stadium, Flamurtari e ka ndeshjen të dielën”, u shpreh Rama pasi studentët po brohorisnin në mbështetje të studentes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *