• |
ide | kryesore

Video/ Akrobacia e Ronaldos kundër Juventus vishet me Swarovski

Sport



Rovjeshata e mahnitshme me të cilën vitin e kaluar Cristiano Ronaldo mposhti Gigi Buffon dhe Juventus, kur luante ende për Real Madrid, në ndeshjen e vajtjes në cerekfinalet e Champions League është shndërruar në vepër arti, duke u bërë edhe e pashlyeshme në memorien e të gjithëve.

Merita është e një artisti kolumbiano, Mauricio Benitez, me emrin e artit Mr Bling, që ka riprodhuar në një tablo e bërë e gjitha me gurë Swarovski, veprimin atletik spektakolar të kampionit portugez. Të dy janë takuar të martën në Torino ku juventini ka marrë dhuratë dhe ka shijuar veprën e artit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *