• |
ide | kryesore

Zbulohet plani i opozitës/ Çfarë do të ndodhë të enjten në Kuvend, por dhe jashtë tij

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike dhe aleatët e saj i kanë dhënë fund bojkotit parlamentar dhe do të jenë të enjten në seancë plenare duke shpëtuar edhe mandatet e deputetëve. Pas një takimi me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar dhe më pas edhe grupin parlamentar. Por cila është arsyeja e gjithë këtyre takimeve në selinë blu ku nuk reshtin hyrjet dhe daljet.

Lapsi.al mësoi se me rikthimin e deputetëve të opozitës në vendet e tyre në parlament do të shoqërohet me një protestë përpara sallës së parlamentit për shkak se të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit që riktheu buxhetit të shtetit. Të njëjtat burime thanë se grupi parlamentar i PD-së po përgatitet të paraqesë në Kuvend disa amendamente për ligjin e arsimit të lartë.

Për këtë arsye kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi në Konferencën e Kryetarëve që opozita të ketë të drejtë fjale gjatë diskutimeve të enjten për dekretin e Presidentit për buxhetin e shtetit, pasi do të ngrejë shqetësimin e studentëve që protestojnë në rrugë.

Lapsi.al mëson se opozita do të ketë në dispozicion 2 orë diskutim vetëm për këtë çështje ndërsa mazhorancës i është lënë 3 orë diskutim. Gjatë kohës që do të ketë diskutime në sallë, jashtë saj do të ketë një protestë të qytetarëve, por e mbështetur nga deputetët e PD-së. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. O Lapsi.. ju qe e keni shume per zemer gazeten FINANCIAL TIMES , Pse nuk publikoni lajmin e saj qe George Soros u shpall njeriu i vitit ?
    Pse nuk ju vjen zeri ?

  2. Me cfar the drejte kryeministri mind the hape nje TV ertv he kryeministri she the mbaj punonjes per portalet e tin po Brenda kryeministri per interred personal ,kush i paguan kto persona,we me duket nuk jan pak,a mind the kem nje pergjigje masi me duket shield ligjore por edge morale,we my njer nuk I perfill fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu