• |
ide | kryesore

Çmendet presidenti i Steaua Bukuresht: Becali shfaqet seksist dhe fetar

Sport



Fjalë të ashpra, që sigurisht do të shkaktojnë një pafundësi polemikash, ato që u prononcuan në ‘Pro TV’ nga George Becali, pronari i Steaua Bukuresht, që duke folur për hipotezën e futjes së grave në botën e futbollit, kërcënoi madje të linte detyrën e tij: “Nëse Uefa do ti detyrojë të gjithë klubet të kenë një skuadër femrash, unë do të largohem nga bota e futbollit – tha ai – Gratë mund të praktikojnë sporte të tjera si basket ose volej, por nuk janë bërë për të luajtur futboll: nuk kanë fizikun e përshtatshëm, është dicka kundër natyrës”.

E nuk mbaron me kaq, sepse numri një i klubit të Bukureshtit ka provuar madje të shpjegojë deklaratat e tij seksiste, duke i shtuar motive fetare: “Si gjithë personat e kësaj bote kam bërë mëkate në jetën time, por nuk do ta kryej kurrë vullnetin e Satanait kundër formave që Zoti i ka dhënë grave për të tërhequr burrat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *