• |
ide | kryesore

Dëbimi i diplomatëve/ A kërcënohet Shqipëria nga konflikti mes Teheranit dhe muhaxhedinëve?

Arkiva, Kryesore



Letra e presidentit Amerikan Donald Trump dhe reagimet e zyrtarëve të tjerë të ShBA për dëbimin e ambasadorit Iranian nga vendi po trajtohen në Tiranë me mendësinë e turpshme të një republike bananesh. Ajo po shikohet në prizmin: “Trump i shkruan Ramës”, “Presidenti i SHBA falenderon kryeministrin”, “Ai lavdëron liderishipin e politikanit tonë” etj.

Por përpos përpos kësaj vale lumturie sipas së cilës Rama bëri të harrohen deklaratat e tij në fushatë dhe votën anti amerikane për Jeruzalemin kryeqytet duket se fshihet një çështje më e madhe. Ajo lidhet drejpërdrejt me sigurinë e vendit. Jo më larg se sot Zëri i Amerikës komentonte: “Shqipëria shpalli persona të padëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete, që cënojnë sigurinë e vendit”.

Dhe ky cënim barabitet me aktet e mundshme të dhunës që mund të kryejë në Shqipëri shërbimi secret i ajatollahëve iranianë për faktin se Shqipëria po strehon reth 3000 muxhahedinë, kundërshtarët të tyret politik që i kemi pranuar falë presionit amerikan.

Në raste episodike edhe në shtypin tonë është përmendur aty këtu frika nga ky kërcënim. Vetë kryeministri shqiptar në 21 prill të këtij viti foli për rrezikun e kanose nga pranimi i ish luftëtarëve të organizatës së njohur si MEK: “Për MEK kemi bërë gjënë e duhur, sa i përket kërcënimeve dhe sigurisë, jemi të kërcënuar as më shumë e as më pak si cdo vend që është i vendosur në anën e duhur të historisë” tha ai duke e relativizuar kërcënimin, pasi dy agjentë iranianë u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin se po planifikonin sulme teroriste.

Deklarata e Ramës për sulmet terroriste, grupi i muxhahedinëve: Objektivi jemi ne

Një tjetër anëtar kabineti, minisri i diasporës Pandeli Majko i deklaroi TV Fox Neës se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Majko tha në gusht 2018 se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt, ndërkohë që ky televizion në të njëjtën kronikë theksonte: “se muxhahedinët kanë informacione që në Ambasadën e Iranit në Tiranë janë vendosur agjentë dhe drejtues të shërbimeve sekrete iraniane. Qëllimi i tyre është sabotimi i aktivitetit të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri”.

Letra e muxhahedines: Agjentët e Iranit janë në Shqipëri!

Nga ana tjetër ka dëshmi të shumta se edhe vetë opozita muxhahedine e regjimit të ajatollahëve që ka vendosur në Shqipëri ish luftëtarët e saj është një organizatë shumë problematike. Krerët e policisë shqiptare i kanë pohuar televizionit publik Anglez Channel 4 një dokument për rrezikshmërinë e kësaj organizate. Sipas kētij dokumenti, të firmosur nga kryepolici Ardi Veliu, muxhahedinët perbejnë nje rrezik për sigurinë në Shqiperi, pasi ka dyshime të arsyshme që antarët e grupit MEK, mund të vrasin anëtarë qe dalin ose tentojnë të dalin nga grupimi. Muxhahedinët “mund të sjellin implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftimë dhe akte terrori.”, thuhej në dokumentin sekret.

Raporti sekret i policisë: Muxhahedinët përbëjnë rrezik për sigurinë në Shqipëri

Pra të gjitha këto problem sot janë transferuar në Manzë fare pranë kryeqytetit shqiptar. Ky është thelbi i prezencës së 3 mijë muxhahedinëve në vendin tonë të imponuar nga Uashingtoni. Dy njerëz fare pranë presidentit Trump, Rudi Xhuliani dhe John Bolton, kanë marrë rrugen deri në vendin tonë për tu takuar me ta.

VIDEO/ Qëllimi i vizitës së Rudi Xhulianit në Tiranë, takimi me muxhahedinët

Dhe reagimi i fundit i Tiranës zyrtare për të dëbuar dy diplomatët iranianë me sa duket ka qenë direktivë e Uashingtonit. Prandaj më mirë se sa ta shfrytëzonim këtë ngjarrje për ti bërë hosanna letrës së Trump i dërgoi Ramës, më mirë do qe të ngrinim pyetjen: Sa rrezikohemi nga eksportimi i këtij konflikti Iranian në vendin tonë? Sa gjasa ka të bëhemi pre e akteve terroriste si pasojë e servilizmit kokëulur që tregojmë ndaj ShBA-ve?

Këto pyetje bëhet edhe më të mprehta kur mendon se askush nga kasta politike që jeton me kompleksin e Uashingtonit nuk guxon ti ngrejë.

Sepse e rëndësishme nuk është se kë lavdëroi Trump, po se sa të sigurtë janë qytetarët shqiptarë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. MEK eshte njesoj si ISIS qe u perdor nga USA ne bashkpunim me Israelin dhe Sauditet per te destabilizuar Sirine, dhe Irakun qeverite e te cilave jane aletate me Iranin. Eshte gati e sigurte qe MEK do perdoret per te destabilizuar Iranin ndaj edhe eshte normale qe Irani te kujdeset qe ta neutralizoje kete organizate terroriste. Eshte gallate qe amerikanet si themelues dhe organizatore organizatash terrroriste (Muxjahedinet ne Afganistan, ISIS, MEK, Muslim Brotherhood e te tjera) akuzojne shtete te tjera si Irani ne kete rast per terrorizem. Gjithsesi kjo eshte pjese e planit per te shkaterruar te gjitha shtetet ne Lindje te Mesme qe jane kundershtare te Israelit dhe planit te tij per Izraelin e Madh. Duhet te kujtojme se Bushi i Riu e shpalli qysh para se te fillonte fushaten e luftes ne Lindje te Mesme ne 2002 se kush jane vendet “e aksit te se keqes” dhe ne te tani ka ngelur Irani e Libani me Hezbullahet pa u shkaterruar. Skenari qe u luajt ne Siri, ku kriminele kryesisht nga burgjet e Arabise Saudite u armatosen, financuan dhe u pergatiten nga CIA per te filluar te ashtuquajturen “kryengritje kunder Diktatorit Asad” pritet te luhet me MEK qe Sala e Rama na i bene peshqesh dhe tani vendi do jete teater i perplasjes mes MEK dhe Iranit. Nga ana tjeter politikanet Shqiptare kane arsye te jene shume te frikesuar nga kundershtimi i ShBA, mjafton te kujtojne 1997-ten per te kuptuar se c’mund te bejne amerikanet po i kundershtove. Eshte nje rreth vicioz kjo puna e “miqesise” me ShBA. Puna ka ardhur ne ate se “po nuk qe me ne je kunder nesh” sic e ka thene Bushi i Ri por edhe Enveri shume vite me pare. Nuk ka hapesire per “zone gri”. Te qenit vasal i nje vendi te madh sjell edhe angazhimin per tu perdorur ne strategjine qe ka ai vend ne politiken boterore. Irani eshte pengesa me e madhe per planet e shtetit cifut ne Lindjen e Mesme, ndaj u la edhe per ne fund per tu perplasur (pas Irakut, Libise, Sirise). Shume shpejt keta terroriste apo “luftetaret e lirise” sic i quan “Majkua” do te hidhen ne territorin Iranian qe te nisin “kryengritjen” dhe Shqiperia me sherbimin e vet te inteligjences dhe jo vetem do te jete pjese kesaj. Kjo natyrisht do te sjelle reagimin e Iranit i cili do te perpiqet ta neutralizoje MEK qe eshte kercenim per sigurine e tij kombetare duke eleminuar drejtuesit e saj. Ne Lindjen e Mesme kemi te rreshtuar Amerikanet me aleatet e tyre Israelin, Sauditet dhe Ruset me aleatet e tyre Iranin e Sirine dhe Hezbullahet ne Liban. Jane tre fuqi rajonale qe perplasen per influence, Israeli me Sauditet dhe Turqia me Iranin ne anen tjeter. Kjo eshte arsyeja e perplasjes se Turqise me ShBA-te pasi ne doktrinen e qeverise Obama eshte Israeli me Sauditet dhe jo Turqia fuqia qe do dominoje ne Lindjen e Mesme. Turqia pavaresisht se shfaqet e gatshme te bashkpunoje me Ruset dhe Iranin kunder Sauditeve dhe cifuteve nuk mund te lejoje shtrirjen e infuences se Iranit ne Siri e Liban ku eshte ai rrip take qe quhet “Levanti” teper i rendesishem per cdo fuqi. Turqia tashme e ka ndare medjen te behet fuqia rajonale ne Lindjen e Mesme duke menjanuar Sauditet e Israelin por edhe Iranin. Nderkohe ka solidifikuar influencen e saj ne vendet muslimane te ish Bashkimit Sovjetik si Azerbaxhani. Po ashtu konfigurimi i Turqise si fuqi rajonale perfshin influencen ne Ballkan nepermjet vendeve si Shqiperia, Bosnja, Kosova, Maqedonia. Dhe ne “fukarenjte” jemi gjendur ne qender te gjithe kesaj katrahure. Shanset e Turqise jane te medha, per vete pozicionin ideal gjeopolitik dhe fuqine njerezore, ekonomike e ushtarake qe zoteron qe te jete ajo fuqia dominuese duke menjanuar te tjerat. Nga ana tjeter Greket qe ndihen tejet te rrezikuar ne ate qoshe te izoluar nga ngritja e Turqise si fuqi rajonale ndaj jane aleate me Izraelin si edhe flirtojne me Ruset. Siper ne veri te ballkanit Serbet aleate te padiskutueshem te Ruseve flirtojne me BE dmth Gjermanine. Ne nga ana tjeter jemi aleate historike me Gjermanine ndaj edhe pas Luftes se Pare Boterore na konsideruan si pale humbese ose aleate te tyre ne lufte e na ndane territorin (jua dhane Serbeve e Grekeve) sic ju morren territore Austro-Hungarise dhe Gjermanise duke perfituar Serbet, Rumunet, Polaket. Po ne cdo fitojme per perfshirjen tone ne kete loje gjeopolitike? Jemi ne nje pozite qe bashke me Kosoven influencojme shume ne Maqodoni dhe se fundi edhe ne Mal te Zi e hapi tjeter do jete influeca ne pjesen muslimane te Bosnjes e po ashtu jemi ne aleance me Kroacine. Kjo acaron Serbet e Greket te cilet kane qene dominues ne 100 vitet e fundit ne ballkan. Por ne duhet te fuqizojme ekonomine, ushtrine dhe te rrisim cilesine njerezore.

  2. Sa te kemi te pa -emrat -e ridhjerjes partizane te ferrave askush nuk e prek Shqiperine.Dhe Nafijet me cetat vullnetare qe jane vigjelente dhe ne gadishmeri te plote diten dhe sidomos -naten-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *