• |
ide | kryesore

Dëshpërohen Chelsea e United, Alex Sandro firmos deri në 2023

Sport



Juventus e Alex Sandro do të vazhdojnë së bashku për një kohë të gjatë. Mbrojtësi i majtë brazilian që i pëlqen aq shumë gjigantëve të Premier League, Chelsea e Manchester United mbi të gjitha, ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me bardhezinjtë deri në 2023. lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Italisë në faqen zyrtare.

“Tifozët mund të jenë të sigurtë se kanë një lojtar që do të japë gjithnjë 100% për të arritur fitoren – shkruan Juventus.com – Me këto fjalë në 2015, Lobo Silva Alex Sandro prezantohej përpara tifozv bardhezinj. E sot, ditë në të cilën njoftojmë me kënaqësi që raporti ynë do të vazhdojë deri në 2023, mund të themi se fjalët e tij ishte profetike.

Kampioni brazilian u shndërrua, ndeshje pas ndeshje, një nga elementët më të rëndësishëm të një skuadre që ka fituar shumë: për saktësi, së bashku me të, janë fituar tre kampionate e tre Kupa Italie.

Në gjithë këto arritje prezenca e tij ishte konstante, precize, intensive, kualitative: në total janë 134 prezenca për Juventus, me 9 gola të shënuar. Alex Sandro është mbrojtësi i Juventus që ka luajtur më shumë ndeshje në të gjitha kompeticionet e mbrojtësi që ka dhënë më shumë asist (18), ndërsa është lojtari bardhezi që ka dhuruar më shumë krosime (127).

Fuqi, kontroll, teknik prej braziliani e vizion loje… për Juventus: Alex Sandro është lojtari që ka rikuperuar më shumë topa tek bardhezinjtë (724) e është i dyti për driblime të arritura (220), vetëm pas Dybala.

Që kur luan në Serie A është mbrojtësi në përgjithësi që ka dhënë më shumë asist fitues (13) e është mbrojtësi që ka nxjerrë më shumë në pozicion goditje një shok të skuadrës (142, 23 vetëm në sezonin aktual).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *