• |
ide | kryesore

Flet Edmond Bego: Më nxitë jetën! Ju them kush po ndërton te Unaza e Re

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Edmond Bego ka hedhur poshtë akuzat që janë bërë nga Partia Demokratike, se është devijuar projekti te Unaza e Re, me qëllim që kompania e tij të ndërtojë një kompleks pallatesh. Në një lidhje me telefon me emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, ai u shpreh i revoltuar se me akuza po i rrënonin figurën.

“E kam mbaruar dënimin tim, 4 vjet e 4 muaj, nga të cilat një pjesë e kam kryer në Shqipëri. Jo 21 vjet siç thotë PD. Lidhur me akuzën se kam marrë 40 milionë lekë në tendera s’është e vërtetë se kam qenë nënkontraktor me firmën Aktor. Kam qenë nënkontraktor dhe s’kam marrë lekët e taksapagueseve. S’kam asnjë lidhje.

Pasi kam mbaruar dënimin kam kaluar 3 herë resht në pastrimin e parave të kompanisë sime dhe kam rezultuar 3 herë që s’kam para të futura nga krimi. 2 herë nga këto kanë qenë në kohën e PD-së.
S’mund të abuzoni me një njeri që ka bërë një krim kur ka qenë 18 vjeç. Kërkesa për leje ndërtimi s’është e vërtetë. Unë si firmë kam bërë një projekt. Pronarët kanë pasur një kontratë me një njeri që është anëtar i PD, ai ka pas kontratë me pronarët dhe i kam blerë firmën këtij personi.

Do i lutesha kryetarit të PD-së Lulzim Basha mos të abuzoni me ermin tim se po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo ca jeni. Kam fituar një tender 1 milion euro në 15 vjet dhe qenka fundi i botës. Unë duhet të vazhdoj të shes drogë prapë? Çfarë duhet të bëj”, – u shpreh Bego. Në emision ai shkëmbeu replika me ish-ministrin e drejtësisë Gazmend Bardhi

DEBATI

Bego: Do i lutesha PD dhe kryetarit Basha që e kam komshi që të mos akuzojnë kot se po na shkatërroni jetën. Po na bëjnë që të ngremë valixhet. Do përballemi në gjykatë. Jam i gatshëm që të vijë në studio. Jam i gatshëm për çdo gjë.

Bardhi: Pagesat për privatizimin janë bërë nga zotëria që flet në telefon.

Bego: Nuk është e vërtetë

Bardhi: S’kam asgjë personale me të.

Bego: Po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo jo, ca jeni?

Rakipi: Bego thotë se nuk është e vërtetë? Keni dokumente ju?

Bardhi: Po i kemi dokumente

Bego: Po nxirre dokumentin

Bardhi: Do ta nxjerrim të hënën. Do i nxjerrim dhe ato që i keni bërë shtetit shqiptar

Bego: Ca kam paguar?

Bardhi: Keni bërë pagesa shtetit shqiptar. Pagesa e dytë është bërë më 11 mars.

Bego: Janë të pa vërteta.

Bardhi: Ka fakte…

Bego: Keni qenë ministër Drejtësie. Si mund të thoni kështu për një person. Që unë jam trafikant, apo anëtar i bandës së Lushnjës. Po si mund të abuzoni me mua kështu? Jeni njerëz apo jo

Rakipi: Këto pagesa si keni bërë?

Bego: Kam ndihmuar pronarin e truallit me kredi për të bërë privatizimin. Se ai s’ka pasur mundësi që ta privatizonte.

Bushati: Ju i keni dhënë lekët pronarit që ta privatizonte.

Bego: Po pronarit.

Bushati: Për ça ja dhatë këto lekë?

Bego: Unë jam biznesmen pavarësisht se për çfarë akuzohen, më vihen etiketa si trafikanti..

Bushati: S’po ju vë asnjë etiketë. Por s’kam gjetur asnjë njeri që të më ndihmojë duke më dhënë 750 mijë euro.

Bego: Unë ushqehem me djersë të ballit. Një tender që mora në OST, mu nxi jeta. nëse marr pjesë në tender shtetëror, nuk flas më.

Bushati: Po aplikim për Bashkinë e Tiranës keni bërë?

Bego: Kjo s’më heq mua të drejtën që të bëjë punë private. Jo skam bërë aty. Unë firmë e kam blerë nga Ajet Rramçaj. Firma ime ka qenë Inertexpres.



5 Comments

  1. po ti o qelbesir qe me qelbesiren rama,mutin e tij balla ju nxit jeten 500 mi shqiptarve qe iken azil e po i nxini hge te tjerve te mbetur qfare mendon se je pos nji mut edhe me i madhe se rama e balla.

  2. Duke patur besim ne intigritetin e Bushatir shpresoj te botoje te plote debatin Brdhi Bego sepse Bardhi e zbertheu ne menyre spektakulare aferen e pste.Ragipi u kethye ne identitet si hipokrit mashtrues dhe pse jo xhobaxhi.Pres Bushatin te distancohet nga Ragipi

  3. Mbreme Ylli Rakipi zhgenjeu. Nqs ka frike mos te dale me. Apo nuk ka kercenim por ngjalat e arit.
    Respekte per biznesmenin qe ka zgjedhur rrugen e punes.
    Ketu problemi eshte devijimi i Lanes.
    Le te llogaritet sa dem i shkaktohet shtetit me prishjen e shtepive ne variantin e pare dhe sa ne te dytin.
    Ylli beri nje corbe mbreme.
    Bushati i lekundur.Respekte Lubonjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *