• |
ide | kryesore

Gjaknxehti Xhaka dhe ironiku Ali gjobisin Arsenal dhe Tottenham

Sport



Arsenal është gjobitur 45,000 paund (50,000 euro) dhe Tottenham me 50,000 paund (55,000 euro) pasi dështuan të “garantonin sjelljen e mirë të lojtarëve të tyre”.

Tre javë më parë (2 dhjetor), takimi i Premier League i fituar nga nga Topçinjtë (4-2) është shndërruar në skenë përplasjeje ndërmjet lojtarëve. Për këtë arsye të dy formacionet e klubeve londineze janë ndëshkuar nga Federata Angleze e Futbollit të enjten për incidentet e krijuara.

Për t’u theksuar edhe fakti që Dele Alli është goditur në kokë me një shishe të hedhur nga një tifoz i Arsenalit gjatë ndeshjes së luajtur në Emirates Stadium. Tifozi është evidentuar nga Arsenal dhe pritet të dënohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *