• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi merr vendimin pas incidentit me Ramën

Lajme, Të fundit



Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u ndërpre një orë, pas incidentit që ndodhi mes kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Endri Hasa. Pasi goditi me vezë kryeministrin, Hasa refuzoi të nxirrej jashtë prej shërbimeve të gardës.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke cituar rregulloren e Kuvendit u shpreh se në momentin që deputeti nuk lejon që shërbimet e gardës të zbatojnë urdhrin duke e nxjerrë jashtë deputetin në fjalë, atëherë mblidhet Byroja e Kuvendit në një mbledhje të menjëhershme.

Aty shqyrtohet kërkesa e kryeparlamentarit Ruçi, e cila siç ai citoi, është për përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të deputetit Hasa.



2 Comments

  1. Edvini merriton shumë më tepër të ndëshkohet për çfarë ka bërë në 5 vjet, por këto mënyra sjellje të opozitës pa produkt, më duket se bëhen më tepër për show se sa për të ndryshuar gjërat.

  2. Shoku gramoz ke bere shume mire qe e ke perjashtuar kete deputetin armik per nje te gjujtme me veze. Duhet ti kishte gjujt me nje top te madh MUTI qe te mos perjashtohej nga Biroja Pollitike e Pardhise tuaj …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *