• |
ide | kryesore

Hetimet/ Ambasadori i Iranit ndihmoi 2 terroristë që do sulmonin kampin e MEK

Lajme, Të fundit



Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Gholamhosein Mohamadnia dhe shefit të Inteligjencës të selisë diplomatike në Tiranë dyshohet se ka lidhje me dy sulme terroriste të parandaluara më herët në vendin tonë. Ngjarja e parë në të cilën dyshohet se janë përfshirë diplomatët ka ndodhur ditën e kremtimit të festës së Sulltan Nevruzit, në 22 Mars të këtij viti, kur u ndaluan nga agjentët e anti-terrorit dy shtetas iranianë me iniciale S.M 59 vjeç dhe F.Z, 65 vjeç. Për këta persona, autoritetet shqiptare kishin siguruar informacion se do të kryenin një akt terrorist atë ditë pranë Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri.

Pala shqiptare kishte marrë indice nga agjencitë e huaja partnere se dy iranianët po planifikonin edhe një sulm terrorist në kampin ku qëndrojnë 3 mijë muxhahedinë MEK, në Manëz të Durrësit. Është vërtetuar tashmë se ata janë ndihmuar nga ambasada iraniane dhe trupi diplomatik për çdo informacion dhe adresë në vendin tonë.

Pas verifikimeve rezultoi e paqartë mënyra se si dy iranianët kishin hyrë në vendin tonë përmes Aeroportit të Rinasit. Ata deklaruan se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, por kjo nuk rezultoi e vërtetë dhe u deportuan pas disa ditësh.

Një rast i ngjashëm mësohet se ka ndodhur edhe 4 muaj më vonë, por kësaj here në Paris, ku u organizua Konferenca Botërore e MEK. I ftuar në këtë konferencë ishte edhe Ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko. Antiterrori francez parandaloi në mënyrë të ngjashme një sulm terrorist duke ndaluar dhe dëbuar një shtetas iranian që dyshohej se kishte lidhje me shërbimin sekret të Teheranit. /Tv Klan



1 Comment

  1. Sipas hetimit, me ate qe na informojne, keta jane pergjuar qe ne kohen e ndeshjes me izraelin qe paskan kurdisur atentat. Atentatoret, ose ata qe dyshoheshin se do kryenin kete aksion u arrestuan, e u be shume mire, kurse organizatoret, qe sipas hetimit paskan qene dy iraniane te ambasades, u desh pas nje vit e ca qe keta te largoheshin nga shteti yne si te pa deshiruar, prape shume mire. Po ketu te ngelemi…..Perse u mor vendimi sot, e su muar me pare? Atehere, ky rast te le te dyshosh ne vendimet e shtetit tone, sepse kur sot kjo qeveri e ka pisk me studentet e popullin e saj, kerkon te ngreje moralin politik ne arenen nderkombetare, e te shuaj me lehtesi protestat e brendeshme, qe jane jetike per popullin. Andaj, tinezia, e anti politikat koherente, per ti shfrytezuar per interesa partiake qeveritare jane edhe demaskim per mos sinqeritet, e loje me aleatet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *