• |
ide | kryesore

Lëvizje surprizë e Barcelonës: ish-mbrojtësi i Inter kryen vizitat mjekësore

Sport



Jeison Murillo është zyrtarisht mbrojtësi i ri i Barcelonës. Katalanasit kanë gjetur akordin me Valencia për ish-lojtarin e Inter, që ka kryer vizitat mjekësore në Katalonjë dhe është prezantuar zyrtarisht si një blaugrana. Akordi mes shoqërisë e Murillo është arritur dhe janë mbyllur edhe detajet e fundit.

Në eksperiencën italiane gjatë dy sezoneve zikaltër, Murillo koleksionoi 61 prezenca mes 2015 e 2017, duke treguar soliditet difensiv dhe disiplinë taktike.

Murillo kishte oferta nga klube të ndryshme italiane, meksikane, angleze e turke, por sapo u mësua interesimi i Barcelonës, që kërkonte një mbrojtës qendre duke parë problemet e vazhdueshme të organikës aktuale, mbi të gjithë Samuel Umtiti e Thomas Vermaelen, e gjithë vëmendja e mbrojtësit u kthye tek katalanasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *