• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu protestuesi i “Unazës së Re”

Lajme, Të fundit



Gjykata ka liruar të riun Dorian Protoduari, banor i “Unazës së Re”. Pas protestës së banorëve të kësaj zone, përpara Parlamentit, i riu është arrestuar. Ai u arrestua në Spitalin e Traumës, ku ndodhej për t’i qënndruar pranë të ëmës, e cila kishte pësuar disa lëndime gjatë protestës.

Trupi gjykues ka vendosur që të lehtësojë masën e dhënë ndaj tij nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Në gjykatë, të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e PD-së, Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i kanë dhënë më pas edhe lajmin bashkëshortes së Protoduarit. Jashtë gjykatës së Apelit kanë qëndruar familjarë të të akuzuarit, si dhe banorë të Astirit, të cilët e kanë pritur me brohorima vendimin e gjykatës së Apelit.

Ata thërrisnin: “Fitore, fitore, fitore! Në burg Afrim Qendro.” Banorët e zonës së Astirit kanë kërkuar burgosjen e kreut të ARRSH-së, Afrim Qendros. Sipas tyre, Qendro e meriton të qëndrojnë në qeli. Prindërit e Dorianit u shprehën se do të vazhdojnë të jenë në protestë dhe se ndihen të lumtur që i biri ndodhet jashtë hekurave.



1 Comment

  1. KUSH E PA FEVZIUN DJE E KUPTON SE E GJITHE CESHTJA E UNAZES ESHTE NJE AFERE KRYEKEPUT KORRUPTIVE .
    P.S. NE VECANTI NJE RESPEKT TE JASHTZAKONSHEM PER DEPUTETIN DHE GJIGANTIN E VLORES z.AGRON SHEHAJ . DO TE DOJA QE AI TE ISHTE KRYEMINISTRI IM I ARDHSHEM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *