• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse qeveria po punon për një pakicë oligarkësh, ndërsa opozita…

Lajme, Të fundit



Për analistin Fatos Lubonja kjo qeveri po punon për një pakicë oligarkësh. Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 ai komentoi akuzat e fundit të Partisë Demokratike se është ndryshuar plani urbanistik te Unaza për të favorizuar ndërtimet e biznesmenit Edmond Bego.

“Dëgjova një skandal të ri që ka nxjerrë opozita, që lidhet me emrin e Edmond Begos. Së pari, kjo është një provë më tepër se ne kemi një qeveri që punon për një pakicë oligarkësh dhe kriminelësh kundër shumicës së qytetarëve. Kjo është provë skandaloze.

E dyta që do të thosha unë është se ka një problem tjetër në fazën ku ka hyrë ky sistem oligarko-kriminal. Ne flisnim për këta oligarko-kriminalë të televizioneve, ku mund të hyjë dhe ky Ulaj. Tani ka shpërthyer një fazë ku nevoja për pushtet dhe kriza për pushtet, ka shkuar tek prova e krimit, siç është ky Bego.

Këto janë para droge, pasi më thoni mua si mund të kesh aq pasuri. Nëse mendohet se këta njerëz po na bëjnë ca pallate, them se po na shkatërrojnë gjithçka. Shteti duhet ti çojë në burg dhe jo t’u japë leje ndërtimi. Se shoh më të vogël se skandali Ulaj.

Është një shtet oligark. Ky ka qenë si më i ligjëruar, edhe pse thonë se ky ka bandat e tij nga mbrapa. Sapo e nisi ajo zonja (Tabaku) i vuri emrin skandali ‘Bego’. Dhe kemi një përmendje të Uljat, sa “për të larë gojën”, pasi ka marrë tendera gjatë qeverisjes së PD. Ka marrë tendera nga Berisha.

Këtu ka disa probleme, që unë po i shtroj. Nëse do më thuash se cili është problemi nr 1; është problemi i një opozite që duhet të shkëputet qartë nga ky sistem. I dyti është; paraja e krimit që ka kapur ekonominë siç është ky skandal”, – tha Lubonja.



2 Comments

  1. Kemi nje qerrevi qe punon vetem per oligarket, dmth ndan placken me te.
    Por kemi edhe nje opozite qe punon vetem qerrevine, me shprese se nje dite do te bahet qerrevi.
    Asnje ligj antipopullor, antidemokratik nuk ka kerkuar qe te anullohet, me shprese se nje dite do te sundoje si keta me keta ligje.
    Hyp ktu e shif Stambollin opozite!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *