• |
ide | kryesore

Mbi 50 pedagogë të shkencave sociale u bashkohen studentëve: “Rrëzoni ligjin”

Arkiva, Kryesore



Mbi 50 pedagogë të universitetit të shkencave sociale i janë bashkuar protestës së studentëve të tyrë që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.

Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajnë atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”.

Lexo më tej:

Profesor Fuga për protestën e studentëve: Kuptojeni se e keqja është ligji për arsimin e lartë

Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament.

Por ashtu sikurse ndodh rëndom, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga një mazhorancë e shurdhër, e vetkënaqur dhe që kishte vetëm një qëllim, të shpinte paratë e publikut tek privatët.

Pra veprimi i tyre i sotëm ngjan koherent me një qëndrim të mbajtur prej vitesh dhe jo një ndjenjë emocionale e shkaktuar nga solidarizimi me studentët e tyre.

Futja në lojë e një numri kaq të madh pedagogësh e bën edhe më të vështirë pozitën e qeverisë, sepse ajo përveç rritjes së përmasave i jep dhe një artikulim tjetër debatit mbi rrëzimin e Ligjit për Arsimin, për të cilin qeveria as nuk ka pranuar të dialogojë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. C’e doni arsimin mer legena! hashash droge kurvllik prostituim, bandit, trafikant, vrases dhe skllever moderne i duhen rilindjes. doni arsimim ju pabuksa

  2. Te habit injoranca e komentuesve te Lapsit! Nuk dine te shkruajne! Po keta profesoret nuk kane marre para per noten! Nuk kane shkuar me pushime me oferten e studenteve? Nuk kane marre celulare nga keta studente? Nuk kane tarife sa kerkojne per nje provim? Shqiperia eshte e korruptuar qe nga me i thjeshti deri ne krye!

  3. SHQIPERIA ESHTE ZHYTUR E GJITHA NE 3 METRA MUT NGA KORRUPSIONI QE KA NE CDO QELIZE TE SAJ . KY VEND PERVEC REVOLUCIONIT NUK KA ZGJIDHJE TJETER. VETEM RINIA MUND TA NDRYSHOJE DHE BEJE KETE VEND.

  4. Ju lutem kujt ka miqesi me Andin dhe Shkullon nga Stropska t’u thote te ndrojne fotografite ne portale se nuk jane aq te rinj me! Ndryshe nga qe jane shume te bukur do te behen per merak te atyre qe kane qejt d’ylberat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *