• |
ide | kryesore

Naureda Llagami zgjidhet kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Lajme, Të fundit



Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ditën e sotme është zgjedhur Naureda Llagami. Nënkryetar i këtij këshilli u zgjodh Maksim Qoku.

Naureda Llagami u zgjodh me 10 vota pro, ndërsa Maksim Çoku me 7 vota.

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi më 12 dhjetor 6 anëtarët e tij prej trupës së gjykatësve. Nga gjykatat e Shkallëve të Para u votuan gjyqtarët Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi dhe Marcela Shehu.

Nga Gjykata e Apelit u shpall fitues Ilir Toska, ndërsa nga Apelet e rretheve fitoi Brikena Ukperaj. Nga Gjykata e Lartë fitues ishte dhe Medi Bici

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 11 anëtarë. Ky këshill do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe puna e parë që pritet të bëjë është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila ka mbetur pas Vetting-ut me vetëm 4 anëtarë.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *