• |
ide | kryesore

Një tjetër grabitje e kryeministrit të të pasurve

1, Ide



Ilir Meta ka kthyer sot një ligj, që më shumë i ngjan një thike pas shpine për Edi Ramën. Si një njeri që vjen nga e majta dhe nga një opozitë që po denoncon përditë shërbimet që i bën kryeministri oligarkëve, ai i ka çuar për rishqyrtim parlamentit amendamentet që i falin miliona njerzve më të pasur të këtij vendi. Fjala është për uljen e tatimit mbi dividentin që ndajnë mes tyre aksionerët e kompanive private.

Ai është parashikuar të zbresë nga 15% që ka qenë më parë në 8% sot. Dhe historia nuk përfundon këtu. Ky përgjysmim do të shtrihet sipas ligjit të votuar njëherë në 3 dhjetor edhe për vitet paraardhëse. Pra, sikur të japim një shembull të thjeshtëzuar, për një biznesmen të madh që do të ndajë fitimin e 10 milionë dollarëve në vit, buxheti i shtetit që merrte deri më tani 1.5 milionë, këtej e tutje do të marrë 800 mijë. Dhe kjo jo vetëm për 2018, por edhe për vitet e më parshme, nëse ky biznesmen nuk ka ndarë në atë kohë fitim.

Pra merret me mend se sa humbet buxheti ynë i përbashkët nga dhurata maramendëse që Edi Rama po i bën më të pasurve.  

Natyrisht që akti i duartrokitshëm i Ilir Metës është një vendim i pastër politik. Pavarësisht nga kleçkat kushtetuese që presidenti ka gjetur duke u mbështetur tek shkeljet e barazisë mes shtresave të ndryshme, ai me kthimin e këtij ligji, ka dashur të na tregojë një akt të pastër grabitjeje.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen e opinionit mbi këtë turp që e kaluan në heshtje të gjitha mediat që janë të interesuara për ndarjen e fitimit të tyre.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi mashtrimin e Ramës me taksimin progresiv, sipas të cilës më të pasurit do duhej të paguanin më shumë dhe më të varfrit gjoja më pak.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi paktin okult mes oligarkëve dhe kryeministrit, duke vënë në dukje se gjatë viteve të fundit më të pasurit e këtij vendi nuk kanë paguar tatim mbi dividentin, me premtimin se një ditë Rama do tj’u a falë atë (kjo vërtetohet me shifrat e viteve të fundit).

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë, ku puna e taksohet (deri 24%) shumë më tepër se fitimi i një aksioneri (8%).

Pra, pikërisht në një kohë kur Edi Rama ngre supet para studentëve për tu thënë se kaq para kemi, në një kohë që firmos në mënyrë frenetike PPP me justifikimin se drejton një shtet të varfër, kryeministri i të pasurve u dhuron njerzve më të kamur të këtij vendi miliona euro.

Pikërisht këtë ka dashur të tregojë Ilir Meta me kthimin në kuvend të këtij ligji. Dhe për këtë duhet përshëndetur. Sepse, ai e di që nuk mund ta pengojë këtë vendimarje të Ramës. Ai e di që argumentimi i tij kushtetues mund të hajë interpretim. Ai e di që shumica e deleve do ta hedhë poshtë dekretin e tij.

Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Por, pavarësisht nga kjo, akti politik i Metës ka një vlerë. Sepse ai na tregon më shumë për një kryeministër që pasi i jep tendera pa garë klientëve të tij, pasi u fal koncesione dhe PPP, pasi i shpall investitorë strategjikë kur kanë probleme me pronarët, pasi i hap dritën jeshile për të prishur teatrin dhe stadiumin duke ngritur kullat e tyre mbi tokë publike, ai, në fund u përgjysmon edhe tatimin mbi dividentin, për këto biznese që u ka dhuruar.

Natyrisht, të gjithë e dinë që akti i presidentit nuk do ta ndalë dot vullnetin e Ramës për ti shkuar deri në fund krijimit të një shoqërie skajshmërisht të pabarabartë. Por Ilir Meta duhet falenderuar për zbrapsjen e këtij ligji, sepse së paku ai riktheu vëmendjen, ndaj një grabitjeje që prej 3 dhjetorit po kalohej në heshtje.

©Lapsi.al

 

 



18 Comments

  1. Un them se Presidenti me kthimin e ketij ligji mesiguri do fitoje nje kulle, nje koncension minerar dhe nje tender te majme.

    1. Hiqe njëherë e mirë nga koka o Bushat, atë marrëzinë marksiste që ta kanë rrënjosur në kokë që në djep, atje ku je lindur e ritur, se të gjithë të pas.urit e kësaj bote janë e keqja e saj.
      Nuk mund të shpërblehet njëlloj një budalla me një gjeni e prandaj kanë lindur të pasurit e të varfërit.
      Ah, po !
      Historia e njerëzimit e ka treguar se veç gjenive me energji pozitive, ka edhe shumë nga ata me energji negative që pasurohen në rrugë kriminale.
      Multimiliarderi Bill Gates që i dha njerëzimit një kapërcim të madh me botën kompjuterike, veç që i ka sjellë vlera të jashtëzakonëshme revolucionit tekniko shkencor, ka zgjidhur edhe probleme të mëdha sociale duke punësuar me miliona njerës në industrinë kompjuterike, e koma edhe veç këtyre, për çdo vit , nuk mjaftohet duke kontribuar me taksa me miliona dollarë, por edhe dhuron qindra milionë dollarë për njerëzit në nevojë.
      Pse i fton njerëzit që ta urrejnë ate se është i pasur ?
      Ti vetë a nuk po përfiton nga gjenia e tij e të tjerëve si ai, që me portalin Lapsi të përballosh jetën tënde apo të bësh edhe emër në publik ?
      E keni bërë cilësimin e fjalës “oligark” një sinonim të pasanikut.
      Oligarg ka kuptimin e pasanikut që ka grumbulluar para në rrugë korruptive me një qeveri të korruptuar, e janë në marëveshje kriminale me njeri tjetrin.
      Nëse Edi Rama, si shef i socialistëve që e kanë si puna tënde si ideollogji përkrahjen sociale të të varfërve , është kthyer në njëpushtetar të korruptuar që përfiton nga bashkëpunimi me oligarkët, kjo nuk ka sepse të njësohet me sistemin kapitalist demokratik të tregut të lirë të vlerave e aftësive .
      Ky mund të quhet një kapitalizëm mafioz kriminal e jo kapitalizëm demokratik i ndërtuar ne një shtet ligjor.

  2. Ketu nuk behet fjale qe duhet bere me LSI, PD apo PS, ketu behet fjale qe krimi ecen pa u ndalur, ku perfshihen oligarket si Samiri, Shefqeti, Bashkimi etj. dhe ajo qe eshte per te uleritur, media qe duhet te sensibilizoje opinionin publik, e fsheh kete fakt, duke u bere pjese e krimit. Ne anen tjeter del edhe njehere fytyra e ndyre, e pacipe dhe kriminale e kryeministrit, i cili ka 15 dite qe u thote studenteve qe nuk ka para dhe ne te njejten kohe shkurton pikerisht te ardhura te ndjeshme per buxhetin (pa permendur eurot e dhena per rrugen me firma fallso) …..

  3. Nje rreth hajdutesh,Nje president hajdut me grua hajdute,nje K/m hajdut,nje opozite hajdute dhe nje pozite super hajdute.Te gjithe hajdute,lodheni kot.

  4. O I Paemer duhesh te jete kopil ,pa nene dhe pa baba,ndoshta ke lindur ne ndonje ferre te fshatit te Shkulkarit.Nga shkrimet dukesh teper medioker dhe i merzitshem,ndoshta per kete paguhesh nga Bushati qe te besh “rroten e karit”.Je pa eksperience dhe pa brum,kalama i vogel dhe nuk njeh historine.Me nje fjale djale ose vajze mamaje me livando ne koke.Nqs nuk ke pune ,hajde tek unaza e re ku te gjithe kane grabitur token dhe te presin TY qe tja falesh”nga pjesa jote”.Zahmet e ke hajde dhe me puth ne luge te bythes.

  5. Ajo qe eshte e qarte eshte qe Shqiperise i duhet se s’ben nje parti e re opozitare. Eshte absolutisht jetike qe nje parti e re duhet te formohet qe te perfaqesoje nje alternative opozitare te denje. Kjo opozite qe kemi eshte komplet jashte shinave.

  6. Kjo shihet edhe keshtu:

    Duke qene qe jam biznesman vet, nuk para ndaj divident se I druhesha 15% por e riivnestoja
    Pra shteti merrte nje M nga une.

    Tani jam I joshur nga ky 8% e po mendoj seriozisht te ndaj divident per kete vit edhe per vitet e kaluara.
    Gjithnje nese do miratohet.

    Pra shteti Merr (800 mije usd, nga une. Nese I referohemi shembullit.

    Atehere, kush ka te drejte?
    Rama apo meta me bushatin?!!

  7. Bushat. Oligark ne Shqiperi nuk ka. Ka njerez te pasuruar me pune e me korrupsjon me ryshfete me miq, me te drejte e me mashtrime. Influenca e tyre ne pushtet per te qene oligark nuk eshte aq e forte. Ka rendesi shume klasifikimi i drejte dhe me fjalor te pershtatshem per te percjelle mendimet qartazi dhe per te dale ne konkluzjon te drejte gjithashtu. Oligarki ka Amerika, ku kompanite e sektoreve te sherbimit si financa apo prodhues te armeve kontrollojne triljona dollare, keta jane oligarke, qe blejne senator e kongresmen e nxjerin presidenta si kastraveca ferme. Tek ne lidhja e Zamir Manes ne politike apo e dikujt tjeter eshte lidhje sigurie me shume se sa influence, sepse nuk kemi institucjone demokratike per te krijuar lidhje influence, por akoma perceptojme pushtetin si absolut. Dhe Lubonja ben nje krahasim me fashizmin qe eshte krejt i padrejte dhe i gabuar. Eshte e drejte qe fashizmi ekonomik do te thote nderthurrja e biznesit me shtetin por kjo nderthurrje behet per ceshtje ideologjike po aq sa dhe interesa korruptive. Fashizmi lindi nga idete korporatiste dhe lidhjen e ben me mendimin se interesi financjar ne kapitalizem ndryshe nga se pretendon kapitalizmi nuk mund te jete interesi shoqeror apo moral, por as nuk eshte dakort me komunizmin qe interesin financjar e sheh si krejtesisht te gabuar dhe nje agjent i trete “shteti” mund te ndaj me mire pasurite e vendit dhe krahun e punes. Fashizmi eshte ne mes te ketyre dy ideve, kerkon te lejoje interesin financjar privat, por ta devijoje ne nje drejtim ku te perputhet me interesin shoqeror apo shteteror. Normal eshte ide e falimentuar por kjo eshte tjeter debat.
    Vime tek artikulli. Kush perfiton nga ulja e taksave te dividentit jane kompanite aksjonare. Kompani te tilla te mirfillta jane te rralla ne Shqiperi, dhe zakonisht kjo ide perdoret me shume per afere korruptive. Shumica e deputeteve jane aksjonere diku. Keto aksjone zakonisht vine si “dhurate” nga bizneset qe keta fusin duart, ose biznese ku keta futen per ti blere me hir o me pahir, dhe sherbejne dhe per te fshehur pasurite e tyre duke bere aksjoner nje firme fantazem diku. Ky ligj ul taksen qe deputetet paguajne teorikisht, kaq eshte ceshtja. Seshte as oligarkia e as fashizmi e as socjalizmi eshte sistemi qe kemi ngritur deri sote, nen mbikqyrjen e nderkombetareve dhe me frymezim nga ta. Kur nuk ka themele dhe ndergjegjie demokratike te shendosha ne shoqeri korrupsjoni eshte i pa evitueshem ne politike, pasi ne demokraci shoqeria e dobet nxjer me te keqin me mashtruesin me hileqarin per te udhehequr e jo me te mirin. Tek ne ka institucjone demokratike si godina e zyra me emra demokratik, por nuk ka shpirt demokrat as ne burokraci e as ne shoqeri per tu quajtur demokratike tamam. Tjetra, Ilir Meta qe “duhet pershendetur” eshte me i korruptuari nga te gjithe keta, nuk ka pse te pershendetet per zenkat dhe kapricot qe ben me Ramen, per interesa te tijat korruptive e politike. Eshte e rendesishme ti shohim gjerat qartaz dhe mos ngreme mulli ere kote per ti luftuar si oligarkia apo fashizmi por te perqendrojme idete aty ku problemi eshte ne te vertete. Sistemi qe perendimi ngriti ne Shqiperi pas komunizmit per 29 vjet eshte sistem korruptiv me ngjyra demokracie por pa substance demokracie, nga e cila vuajme dhe sote pasojat, dhe qe qartazi ka deshtuar. Udhehqsit tane jane tashme mjeshtra te burokracise demokratike, premtojne si te majte, vjedhin si neo liberal, dhe bejne zullum si te djathte, jo me ndryshe se Obama apo Macroni ne France, apo idiotet qe prodhon Italia here here.

  8. Andi Bushati ka komshi Blendin dhe Sandrin sepse Shkullakut nuk i dhane leje te ndertonte! Miropo qe kur qerosi u zu me Saliun edhe me Sandrin u prish miqesia midis tyre! Jane edhe hajdute dhe mercenare!

  9. E kush e do te varferin,Ne mburremi see kemi aleat Ameriken dhe Jo Namibine..sa me after fukarallekut aq ne after Shkulkarit.

  10. Mjaft me, mjaft i lepite ‘bithen’ dmth bythen ose menderen, pushtetareve, oligarkeve dhe pronareve te gazetave!

    Jepni lajme reale ne sherbim te qytetarit ! Lajme te verteta, ato qe shikon populli !!

    Mjaft i bete fresk milionereve!!
    Me llum u mbulofshi ne te semes shkofshi!!

    Me nderime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *