• |
ide | kryesore

PD i jep fund bojkotit, kthehet në Kuvend

Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar i PD-së i ëhstë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të marrë pjesë në seancën parlamentare.

Më herët, Grupi parlamentar zhvilloi një mbledhje dhe në këto momente, kur fjalën e ka marrë në seancë, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, deputetët e PD të kryesuar nga Lulzim Basha janë ulur në sallë.

Pas Ballës, e ka marrë fjalën menjëherë Fatmir Mediu, kryetari i PR, për çështjen e reformës zgjedhore.

Që nga fillimi i kësaj legjislature, opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë parlamentare, sepse kërkesa e tyre për Vetingun e politikanëve u refuzua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *