• |
ide | kryesore

Plas në Kuvend, shikoni fytyrën e Ramës teksa qëllohej me vezë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Ka nisur me tensione dhe tone të larta seanca plenare. Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancë por jo për shumë gjatë, pasi u sulmua me vezë nga deputeti i PD-së, Endri Hasa. Ngjarja ndodhi pasi Rama deklaroi se do ia lërë fjalën kreut të PD-së pasi vetë do vazhdojë dialogun me studentët.

Hasa qëlloi kryeministrin me vezë në gjoks. Edhe deputeti tjetër i PD Gent Strazimiri është çuar në këmbë por ka ndërhyrë menjëherë garda.

Kryeministri ka kërkuar që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka përjashtuar nga seanca dhe e ka ndërprerë seancën.

Më herët kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur me tone të larta dhe tha se opozita është rikthyer për studentë.

Opozita është rikthyer në parlament pas një kohe të gjatë ose për herë të parë në këtë sesion.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Ndërkohë që jashtë parlamentit do të mbahet një protestë. Përveç studentëve, edhe Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në protestë, duke përfshirë dhe banorët e Unazës së Re.



6 Comments

  1. Turp t’ju vije deputeteve te PD. A ia kane idene se sa kushtuar kemisha dhe kostumi qe goditen me veze? A mund te cohen mijra euro veshmbathje dem, duke i hedhur veze!?

  2. eshte ber ai parlamenti si lagja ime. kur skan nonji teke nacut fillojn e zihen. si nuk degjuam nje seanc normale ku te diskutohet per hallet e popullit. shofim vetem spektakel nga njerezit me te ndritur te kombit. nje tuf horrash qe e quajn veten deputet dhe pagohen nga taksat tona per te ber spektaklin e rradhes. diskutimet e vetme qe degjone ne parlament jan: hajdut, mafjoz, bandit, ju keni vjedhur me shum se ne etj etj. turpi i kombit.

  3. Prandaj i ndaluan ato shashkat kishin frike mos e vrisnin-Edvin psikopatin.Por edhe vezet” ndaloini” ti hedhin se vajti bytha e pules 15o-200 lek te vjeter dhe na duhen per vitin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *