• |
ide | kryesore

Profesor Fuga për protestën e studentëve: Kuptojeni se e keqja është ligji për arsimin e lartë

Lajme, Të fundit



 

Profesor Fuga si problematikën kryesore në Universitet sheh ligjin për arsimin e lartë duke e  cilësuar si një ligj ku mblidhen të gjithë poshtërsitë, gabimet, mashtrimet, papunësia etj. Sipas tij, studentët nuk kanë kuptuar asgjë nëse nuk shohin se problemi më i qënësishëm është pikërisht ky ligj.

Postimi i plotë i profesor Artan Fugës:

Nga vuajtës në bashkëfajtorë
—————————-

Studentët po nuk kuptuan që e gjithë e keqja është ligji për arsimin e lartë ku mblidhen të gjitha baktacillëqet, poshtërsitë, mashtrimet, gabimet, stagnacioni, mizerabiliteti i diplomave, papunësia e të diplomuarve, korrupsioni, banaliteti, mediokriteti,

nuk kanë kuptuar asgjë !

Po asgjë fare!

Dhe që nga ky moment ata do të bëhen bashkëfajtorë me të gjithë ata që e konceptuan dhe e imponuan, dhe ata që e pranuan atë ligj!

Janë ditë që ata nga viktima do të shndërrohen në bashkëfajtorë!

Le të bërtasin sa të duan,
të rrinë në të ftohtë,
të fishkëllenjtë,
të bëjnë fjalim të bukura përballë kujtdo,
nuk vlejnë!

Do të quhen më vonë nga pasardhësit e tyre si thjesht alibira!

Alibira!

Ne nuk jemi budallenj! – tha vajza në Vlorë!
Po !

Drejt!

Por, përse po tregohen budallenj kur nuk janë, sigurisht!

do të vazhdojnë t’i tallin,
t’u marrin jetën,
t’i trajtojnë si skllevër,
t’u marrin hakun pak më vonë,
t’u thonë se kërkesat e tyre i firmosin dhe i realizojnë pikërisht ata që i kanë bërë budallenj deri tani, me mendimin e kujdestarit te “Lulëkuqe mbi mure” : Ik, ik, po prapë këtu do të vish qerrata!



2 Comments

  1. Ik, ik, po prapë këtu do të vish qerrata!

    I madh je.

    Po. Ky zhgenjyes dhe percares i madh ka frike nga numri dhe liria. Kerkon te krijije institucione paralele me Gjykaten per te denuar opinionet apo lajmet Online.

    Hall i madh eshte qe edhe Luli eshte nje tradhetar i madh, nje qelbesire dembele qe cdo gje e le pergjysem. Ky vend eshte ne hall
    Duhet nje force e re

  2. Profesor hajt ma kap pak me dore.E keqja ketu nuk eshte vetem ligji por dhe Maliqi. E keqja me e madhe eshte dyshja Rama-Basha qe sic duket kane rene dakort per filmin terhiqe mos e keput

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *