• |
ide | kryesore

PSG e Barcelona në konflikt të hapur për Rabiot

Sport



Të gjithë të cmendur për Adrien Rabiot. Mesfushori francez nuk po ndez vetëm merkaton, por rrezikon të vendosë njërën kundër tjetrës PSG e Barcellona, që kanë pasur kontraste më parë edhe për Neymar e Verratti. Tani konflikti mes dy klubeve duket se ka kaluar në nivele të larta, duke qenë se në hapjen e merkatos palët do të përdorin të gjitha mënyrat për cështjen Rabiot. Për të mbrojtur klubin parisien ka menduar drejtori sportiv Antero Henrique, që ka sulmuar publikisht Barcellona. Por njeriu i besuar i presidentit Al-Khelaïfi nuk ka lënë pa akuzuar edhe për mamanë, agjente e mesfushorit.

Sipas asaj që raporton Marca, Henrique ka dënuar sjelljen e Barcellona, që verën e kaluar kishte bërë ofertë për Rabiot: “Befasohemi kur një klub nuk respekton rregullat”. Drejtuesi i PSG nuk ndalet aty por sulmon Veronique Rabiot, e ëma e lojtarit: “Tha se këtë verë morëm një ofertë dhe është e vërtetë. Erdhi në 29 gusht, përpara se merkato të mbyllej … Pra Barcelona kishte arritur një akord me Rabiot para se të fliste me ne. Propozimi i tyre ishte qesharak dhe mbetëm të cuditur nga ky fakt. Ishte një ofertë e turpshme për një lojtar të nivelit të tij”.

Drejtori Sportiv, Antero Henrique, ka zbuluar edhe një pikë të rëndësishme: Rabiot i ka thënë se “nuk do të vazhdojë më me PSG”. E përballë vullnetit të lojtarëve pak mund të bësh. Pas Neymar që la në të njëjtën mënyrë Barcelonën në 2017, për të shkuar në Paris, situata mund të përsëritet, por me krahë të kundërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *