• |
ide | kryesore

Balla akuzon Lulzim Bashën: Kumbari yt është pronar i projektit të “Unazës së Re”

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi sot në Kuvend kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën se shkon në Astir me makinën e pronarit të Victoria Invest. Kjo është një prej kompanive që do të bëjë zgjerimin e “Unazës së Re”.

 “Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” u shpreh Balla.

Kreu i grupit të PS ka akuzuar liderin e partisë demokratike se po mundohet të bllokojë reformën në drejtësi.

 “Kjo nismë ishte përpjekje për t’i vendosur ferrën e fundit Reformës në Drejtësi. Ngrije kokën Lulëzim trego që ishte përpjekja e fundit që ti bëre për të bllokuar reformën në drejtësi.

Për sa i përket Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion, përveç thirrjeve për aplikim të prokurorit të përgjithshëm do bëhet dhe thirrja për Prokurorinë Speciale.

Nuk ka politikan të korruptuar që do iki nga politika pa u përballur me Drejtësinë. Pas 6 muajsh bojkot, u kthyet. A do na e thotë njeri pse nuk ishit për 6 muaj në Parlament.

Luli vjen me propozim që ka si qëllim propagandën me gjoja një vetting që u bëhet politikanëve. Nuk merret fare me pasurinë e familjarët të politikanëve të lidhur realisht me krimin. Strategjia jote Lulëzim ka qenë përbaltja me libër shpie ndaj kundërshtarëve të tu. Por nuk do të të sjellë kjo në pushtet. Si mund të kalonte në vetting bashkëshortja jote, kunati yt? Ne jemi gati për Vetting, dhe ne jemi të palëkundur në të. U angazhuam se Reofrma në drejtësi është Vettingu i vërtetë,” tha Balla.



3 Comments

  1. Muaj perpara ju kisha thene per kete kumbarin e vajzes se lulit viktoria prandaj shpellaret dhe skifterat mbronin lulin me komente,ai mer miliona euro ju vazhdoni hani Mut tani,sidomos xixa

  2. Ky. maskarai i zgjebosur i rilindjes, i paemer si gjithenje, zarbo lakuriq i semure psiqik si padroni i tije, na e shet si te vertete ate qe Basha ia tha injorantit te sigurimit, koke pykes, Balla, Qe e ke vertetuar injorancen, e idiotizmin tend, kjo nuk do mend, por qe te degjosh nje shpifje si ato qe trillon, e hedh ne treg partia e qelbesirave, kjo per mua nuk do ma mbushte mendjen, por fatkeqesisht, kercunj, te krimbosur, lyre e se keqes se shoqerise se soteme i gjejme me shumice ne gjirin e partise se qelbur me trashegimtare kuqale. Ne se Ipaemer, je lindur, i pa emer do mbytesh ne merine e te keqijave e poshtersive. Mjere ata qe te kane afer, apo komshi se qelb dyrnjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *