• |
ide | kryesore

Dy studentë dhunohen nga policia, të rinjtë shprehen: Do të qëndrojmë deri në fund

Lajme, Të fundit



Një student ka denoncuar atë që ka ndodhur një ditë më parë me katër protestues të  cilët janë arrestuar.

Sipas tij, dy prej tyre edhe janë dhunuar. Studenti ka kërkuar që në orën 17:00 të bashkohen edhe qytetarët në protestën e tyre.

 “Dje në mbrëmje ka ndodhur ajo që pritej prej shumë ditësh, policia ka marrë 4 protestues, ku dy prej tyre janë dhunuar. Një gazetar që ndodhej këtu tek ne ju sekuestrua telefoni dhe ju fshinë videot.

Në një moment që unë ndodhesha në studion e zotit Zheji, këtu kishin ardhur disa persona që flisnin në emër të studentëve dhe thoshin që protesta ka mbaruar. Unë do të vijoj protestën.

Sot në orën 17 i bëj thirrje të vinë të na bashkohen. O do shuhen këta, o do shuhemi ne. Ne do të qëndrojmë deri në plotësimin e kërkesave. Kush do të shkojë të bëjë pushim.

Një pjesë e mirë e studentëve janë të lodhur nga një protestë e gjatë, një pjesë i janë drejtuar familjeve, kështu që ne kemi vendosur ta mbyllim për momentin, por jo të mbyllim kauzën. Kauza është për gjithë studentët dhe për gjithë qytetarët”, tha ai.



1 Comment

  1. Fati qe studentet kane NUMRIN.

    Po te mos kishin pasur numrin, ky Kryeminister do ti kishte bere nje KONSULTIM PUBLIK, studenteve, si e beri me qytetaret e Kuksit, kur transferoi pronen publike te rruges se kombit.

    Ngeci kete rradhe i pabesi.

    Sa e gjeti borxhin publik dhe sa e ka sot ky Kryeminister.
    Cfare liste koncesionesh/borxhi te reja planifikuar per vitin 2019??
    Perse nuk do veting per vehte dhe shoket??
    Ligji NUK eshte i barabarte per te gjithe. Pisllek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *