• |
ide | kryesore

Fati tragjik i mësueses nga Korça/ Fitoi betejën me kancerin, por humbi jetën në aksident

Lajme, Të fundit



Mësuesja Luiza Dule, ndërroi jetë në një aksident teksa ishte duke udhëtuar me makinë për në punë së bashku me kolege të sajat. Për t’i dhënë lamtumirën 48 vjeçares, në banesën e saj kanë shkuar familjarë, miq, kolegë e nxënës.

Disa të afërm kanë treguar se Luiza kishte vuajtur disa kohë më parë prej kancerit të gjirit. Ndonëse ishte tepër e sëmurë, ajo detyrohej të shkonte në zonën e largët të Arrëzës me makinën e njërit prej kolegëve, çdo ditë. Pesë arsimtarë dhe një infermiere janë aksidentuar si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz.

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *