• |
ide | kryesore

Kthehen kohët e shkuara: Tirana mund Flamurtarin dy minuta nga fundi

F1, Sport



Tirana kishte nevojë për një fitore. E donte me cdo kusht, duke parë pozitat delicate në të cilën ndodhet, pa llogaritur fitoren e arritur pak orë më parë nga Kamza. Mema e përmbush misionin, duke mundur prefesorin e tij Ilir Daja, që në debutim i kishte shkaktuar humbjen e parë në karrierë si trajner i parë. Dy minuta nga fundi. Vetëm atëherë Hasani cliron bardheblutë nga një tension i madh, duke rikthyer kohët e vjetra kur Tirana mundte Flamurtarin.

Një finesë e shkodranit, një veprim individual që theu gjithë barrierat strategjike të vlonjatëve, e përmbyllur me një goditje precise, që coi në kapitullim edhe një si Enea Kolici. Nuk e kishte menduar Daja kaq të vështirë, ose edhe e kishte menduar…ku i dihet. Sepse në fund tekniku i kuqezinjve është i qetë me vlerësimin e mundësisë për të dalë me një pikë, a thua se Flamurtari nuk aspiron Europën dhe kundër një skuadre në ngërcet e mbijetesës duhet të tentonte fitoren.

Ndryshimet e Memës sidomos në qendër të mbrojtjes dhanë frytet e tyre. Hoxhallari e Imami me këmbimin e pozicioneve sihin shumë më efektivë dhe të sigurtë, ndërsa rikthimi i Sentamu i dha dinamizëm skuadrës.

E kundërta ndodhi me Flamurtarin. Vlonjatët donin të mbyllnin vitin me fitore, por e kërkuan keq objektivin. Pas dy fitoreve radhazi kuqezinjtë ishin shumë pranë zonës Europiane, por si mundej të dilte nga sindroma e viteve të fundit, ku nga pretendentë e shohin gjithnjë veten në luftë për mbijetesë. Atëherë, për Krishtlindje një rikthim në histori, ku Tirana bëhet gjithnjë “macja e zezë”…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *