• |
ide | kryesore

Lleshi: Policia e Shtetit hap dyert për studentët ekselentë

Lajme, Të fundit



Ndryshimet e miratuara ditën e djeshme nga Kuvendi, sa i takon ligjit për “Policinë e Shtetit” janë përshëndetur nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Lleshi shprehet se Policia e Shtetit ka hapur dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët ekselentë të fushave: ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

“Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, u shpreh Lleshi.



1 Comment

  1. Me 10 apo 12 $ ne dite? Po nuk ju shtu cdo pagese mujore ne kete vend +500$, per paga, per pensione, per ndihme ekonomike apo invaliditet, harroje se ka te ardhme.
    Po nuk cmontuat ligjin per arsimin per PPP dhe per bankat, kjo ekonomi a thes i shkym
    Po nuk i vensoset ligjet per tatimet ne kushtetute qe te mos ndryshohen ma me vekemera, harroje qe ka stabilitet ekonomik e investitore serioze.
    Per pronen do vazhdojne te vriten se eshte ligji ne zbatim te marveshjes te katovices, qe hartoi alia, e po e zbatohet duke fillu nga salia. Mos i merr seriozisht se e ardhmja e ketij tualeti te Europes dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *