• |
ide | kryesore

Lubonja: Protesta e studentëve nuk duhet të ndryshojë banditët në pushtet

Kryesore



Është folur shumë së fundi mbi ngjashmëritë dhe ndryshimet e protestave studentore të këtij dhjetori me protestat e mëhershme, duke filluar nga ato të viteve ‘90-‘91. Janë krahasime që vlejnë sepse duhet edhe të mësojmë, edhe të motivohemi nga historia, por gjithmonë duke pasur parasysh se, sikurse thoshte Herakliti, “nuk lahemi kurrë në të njëjtin lumë”.

PROTESTAT DHE VITET ‘90-‘91

Meriton të ndalemi te dy elementë të rëndësishëm, që i bëjnë të ndryshme protestat e viteve ‘90-‘91 me ato të sotmet.

Së pari, në vitet ‘90-‘91 ishte vetë regjimi që, pas rënies së murit të Berlinit, u shtrëngua të bënte lëshime dhe ndryshime për të gjetur një tranzicion të butë – sepse nuk mund të mbahej dot më në këmbë – derisa arriti në pranimin e pluralizmit politik dhe të zgjedhjeve pluraliste.

Së dyti, i gjithë ky proces pati mbështetjen aktive politike e diplomatike të Perëndimit, të angazhuar për të shembur sistemin komunist. Pra, e ashtuquajtura lëvizja studentore, që sot mitizohet sikur ta ketë sjellë ajo ndryshimin, në fakt, u përdor thjesht si instrument i ndryshimit të sistemit, i kalimit nga regjimi i një bande kriminale në shtetin e së drejtës. Lëvizja e përshpejtoi sadopak këtë proces, por duke qenë e mbështetur nga një prapavijë e rëndësishme politike.

Sot, po të dëgjosh kërkesat e studentëve, veçanërisht me veshët e një ndërkombëtari, ato mund të konsiderohen si protesta kundër vendimmarrjes së një qeverie demokratike, që prek një grup të caktuar interesi. Madje, qeveria shfaqet e gatshme të shqyrtojë kërkesat e tyre dhe, për këtë, kërkon dialog dhe negociata. Kështu e kanë interpretuar edhe disa ambasadorë ndërkombëtarë në vend, sikur në Shqipëri demokracia funksionon. Pra, sot as kemi ndonjë predispozitë nga njerëzit e regjimit për të ndryshuar strukturat e pushtetit të tyre dhe as kemi ndërkombëtarë që mund ta mbështesin këtë protestë për përmbysjen e një regjimi.

PROTESTAT DHE VITI ‘97

Pse ngulmoj të përdor fjalën regjim? Sepse, po ta lidhim protestën e studentëve me protestat e tjera që kanë ndodhur dhe po ndodhin në vend, me skandalet e papara të korrupsionit dhe të grabitjes së pronës publike si dhe me faktin se këto bëhen në bashkëpunim me një Polici, Drejtësi dhe media të kapura, këto protesta – potencialisht – mund të konsiderohen si kundër regjimit të instaluar nga një pakicë kriminale. Me fjalë të tjera, kundër një aberracioni të rëndë të kapitalizmit dhe demokracisë që u vendos në letër më 1991. Po t’i shohim kështu, protestat po zhvillohen në një kontekst shumë më të ngjashëm me atë të fillimit të protestave të vitit ‘97. Edhe asokohe kishim aberracionin e idealeve të ‘90-‘91-shit në një regjim, ku, me gjithë ekzistencën e partive opozitare sundonte një parti e vetme që kontrollonte Drejtësinë, Policinë, mediat kryesore dhe, – vini re ngjashmërinë – kontrollonte edhe ekonominë që bazohej kryesisht në piramidat financiare, që vidhnin lekët e shqiptarëve, me një pjesë të të cilave paguhej edhe fushata elektorale e partisë në pushtet. Le të kujtojmë gjithashtu se ky regjim kishte edhe mbështetje ndërkombëtare. Në vitin 1996, ky regjim grabiti votat dhe shtypi lehtësisht protestën e mekur të opozitës pa ndonjë reagim kushedi të ndërkombëtarëve. Një ngjashmëri tjetër me atë kontekst është fakti se, ashtu si sot, populli ndihej i pafuqishëm të reagonte politikisht, priste ndihmën e ndërkombëtarëve apo një “deus ex machina”, kurse opozita një, dy, e shkonte ankohej nëpër ambasada.

Si “deus ex machina” asokohe erdhi rënia e piramidave, që bëri që njerëzit të mobilizohen dhe të dalin në rrugë me thirrjen “duam paret tona!”. Opozita e përdori këtë pakënaqësi të madhe popullore për të rrëzuar qeverinë. Për këtë, partia më e madhe opozitare, PS, pranoi krijimin e një fronti të bashkuar opozitar, “Forumi për Demokraci”, që u dha drejtim protestave. Përmasat e protestave dhe dhuna kundër tyre rritën ndjeshmërinë perëndimore, duke sjellë gazetarë të huaj që u mirinformuan se çfarë po ndodhte dhe, me botimin e shkrimit të “The Independent”: “Ky regjim gangsterësh që ne mbështesim” pati një rënie të ndjeshme të mbështetjes ndërkombëtare për regjimin.

Cili është ndryshmi më i madh me vitin ‘97? Dikush mund të thotë se piramidat ranë menjëherë dhe prekën një pjesë shumë më të madhe të popullsisë, kurse sot fuqia e protestave është shumë më e dobët dhe reagimi i regjimit shumë më pak i dhunshëm. Këto qëndrojnë, por në funksion të krahasimit, dua të vë në dukje një ndryshim tjetër që, për mua, mbetet thelbësor. Ndryshe nga sot, asokohe nuk bëhej fjalë për “refuzim të politikës” d.m.th., të opozitës siç bëhet sot nga një pjesë jo e vogël; përkundrazi, bashkëpunimi i Forumit për Demokraci me protestuesit ishte i hapur. Berisha u përpoq të akuzonte Partinë Socialiste, duke kujtuar trashëgiminë e saj të keqe – ashtu siç bën sot Rama, duke iu referuar së kaluarës së PD-së dhe LSI-së – por kjo nuk ngjiti, pasi në atë lëvizje kishte edhe shumë ish-aleatë të Berishës si dhe pasi Partia Socialiste kishte bërë ndryshime themelore si përsa i përket vizionit, ashtu edhe përsa i përket udhëheqësisë së saj. Qenia e një force politike në krye të protestave të vitit ‘97 ishte determinuese për suksesin e saj, nëse mund të quhet “sukses” rrëzimi i qeverisë Berisha (nuk po hyj këtu të merrem me koston e kësaj përmbysjeje), si dhe disa ndryshime pozitive që solli në vend. Me sytë e sotëm mund të thuash se ndryshimi kryesor ishte se opozita përbëhej nga politikanë që nuk ishin provuar në pushtet; premtimet e të cilëve besoheshin edhe si vepra të tyre të ardhshme, siç, fatkeqësisht, nuk ndodhi.

PROTESTA KUNDËR SJELLJES SË ARMËVE KIMIKE

Refuzimi i partive të komprometuara në protestën e studentëve e bën atë më të ngjashme me protestën e nëntorit 2013 kundër vendimmarrjes për sjelljen e armëve kimike. Në atë protestë, si sot, kishte edhe shumë njerëz që e kishin mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet. Por përsëri kemi disa ndryshime të rëndësishme. Vërtet vendimmarrja e Ramës fliste për rrezikun që paraqiste etja e këtij nje riu për pushtet, por ama si individ, jo si kryesuesi i regjimit oligarkik kriminal siç është bërë sot. Protesta, në fakt, nuk i prekte interesat e oligarkëve dhe krimit të organizuar, sepse askush prej tyre nuk përfitonte nga armët kimike, prandaj dhe Rama pati kundër thuajse krejt mediat e oligarkëve plus edhe aleatin e tij në koalicion LSI-në.

PROTESTA E KUKSIANËVE

Duke e trajtuar protestën e studentëve si të një grupi interesi kundër sistemit oligarkik dhe të lindur jo nga nxitja e opozitës, por nga halli i qytetarëve, protesta e studentëve është më e ngjashme me protestën e kuksianëve, paçka se më sensitive si çështje dhe jo lokale, por kombëtare.

Duke e trajtuar si të tillë, ka nga ata që thonë se, duke qenë protestë ku grupet e interesit i imponohen nga poshtë vendimmarrësve, kjo mund të jetë rruga më e mirë e forcimit të demokracisë. Sipas meje, kjo logjikë mund të jetë frytdhënëse në një sistem ku demokracia funksionon, ku ka drejtësi dhe media të pavarura dhe zgjedhje të lira. Në një regjim, kjo nuk funksionon siç e provoi edhe protesta e kuksianëve. Kam shumë më tepër mundësi që, në kushtet e një regjimi si ky i yni, protesta të tilla të shërbejnë për të kundërtën e demokracisë. Në ç’kuptim? Në kuptimin që historia tregon se pak trazira u bëjnë mirë regjimeve antipopull, pasi u shërbejnë si stërvitje për të forcuar muskujt, për të stërholluar strategjinë e sundimit, metodat e përçarjes, pikat ku duhet të ndërhyjnë për të blerë, korruptuar, frikësuar e me radhë. Lidhur me këtë mundësi krahasimi me protestën e Kukësit mbetet për t’u parë në vazhdim.

SI PËRFUNDIM

E përbashkëta e tërë protestave që përmenda është se, në një mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, populli nëpërmjet tyre ka kërkuar të bëhet vendimmarrës për fatet e veta, pra, ato kanë qenë përpjekje e tij për pushtet, d.m.th. demokraci. Duke i parë kështu mund të thuhet se edhe kur kanë arritur të kthejnë mbrapsht ndonjë vendimmarrje apo të rrëzojnë ndonjë qeveri, ato kanë realizuar pak ose aspak, përsa i përket demokracisë. Ato nuk kanë arritur t’i tregojnë vendin llojit më të keq të shqiptarëve: atyre që e kanë ndërtuar interesin e tyre në kurriz dhe kundër shumicës, jo në harmoni me të dhe në shërbim të saj. Në këtë kuptim ato kanë qenë “shanse të humbura”, (siç po e profetizojnë disa edhe fatin e kësaj lëvizjeje studentore). Por, a kanë qenë vërtet shanse të humbura apo shanse të pamundura për shkak të pafuqisë së shqiptarëve për t’u bashkuar për interesin dhe të ardhmen e tyre të përbashkët? Çfarë duhet bërë që këto protesta të sjellin demokraci dhe jo të ndërrojnë banditë në pushtet? Gjykoj se kjo protestë duhet t’i nxisë të gjithë për reflektim ndaj kësaj pikëpyetjeje.

Nga Fatos Lubonja /Panorama



10 Comments

  1. Andi “loqja” i di te gjitha! Edhe sekretet e Saliut! Race e poshter komunistesh bashke me Tosin dhe Avukatin!

  2. Ketij popull i kane hipur ne kurriz rilindja sebashku me oligarke dhe kriminele, dhe nuk e e lejojne me e ngrit me koken dhe per 500 vjet te tjera si ne kohen e tuqeve..?
    Rame ripjellja mendon vetem per vete dhe oligarket..dhe shqiptaret rrine e bejne sehir deri sa tua pije dhe piken e fundit te gjakut…

  3. Ketij popull i kane hipur ne kurriz rilindja sebashku me oligarke dhe kriminele, dhe nuk e e lejojne me e ngrit me koken dhe per 500 vjet te tjera si ne kohen e tuqeve..?
    Rame ripjellja mendon vetem per vete dhe oligarket..dhe shqiptaret rrine e bejne sehir deri sa tua pije dhe piken e fundit te gjakut…

  4. Ka fakte që nuk ka bir k…. siç thotë Gjushi ti kundërshtojë, se protestat e dhunëshme me viktima të shumta , edhe me nxitjen e Lubonjës janë bërë nga enveristët e pa dhe të moderuar.
    Të përbashktën e protestës së studentëve të dhjetorit të 90 e të 2018, pa ju futur paragjykimeve subjektive ideollogjike, e gjejmë në faktin se që të dy këto protesta kanë qenë paqësore.
    Edhe protestat e opozitës në këto 5 vite të qeverisjes së Ramës, kanë qenë shembullore paqësore.
    Lubonja përsërit këtu mashtrimin se Qeveria e Berishës paskej shfytëzuar paratë e piramidave për të fituar abuzivisht zgjedhjet e vitit 1996.
    Në cilat fakte e mbështet këtë akuzë, përse nuk e thotë ?
    Deri tani është folur shumë prej 20 vitesh për piramidat, por nuk është bërë asnjë analizë e mbështetur në fakte se cilët ishin ata që i ngritën ato piramida.
    Pyetja e parë që duhet të ngrinte dyshimin për ato piramida, është:
    Përse ato piramida u ngritën kryesisht në Shqipërinë e Jugut kur dihet se qytetet ku u ngritën piramidat ishin bastione të socialistëve ?
    Ka një fakt konkret se “bosët” e piramidave ishin ca ish kapterë të ministrisë së mbrendëshme e të mbrojtjes së kohës së diktaturës, e si “specialiste” të financave të tyre, na doli që ishin disa ekonomistë deri në majën e udhëheqjes së PS.
    Çuditërisht Partia socialiste, veç ndonjë zëri të veçuar, nuk u ndje fare për ti sulmuar ato piramida, dhe morrën hov kundër tyre, vetëm kur Berisha e kuptoi gabimin se i kishte marë si një fenomen të natyrshëm të ngritjes së bankave të para private.
    Pikërisht kur ai, bllokoi piramidat e doli me kërkesat për kthimin e parave të derdhura në ato, e kur ky proçes filloi, u ngrit tërë Jugu i Shqipërisë me thirrjet “O djema rëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri”
    Po ç’lidhje kishte kjo parullë për “liri”, me naivitetin e shqiptarëve që u mashtruan të fusin paratë në ato piramida të mallkuara ?
    Nëse do të mblidheshin të gjitha paratë e vjedhura në këto 5 vitet e fundit me trafikun rekord të drogës, koncesiomet korruptive e taksat maramendëse, shuma e tyre do të dilte dhjetëfish më e madhe se paratë që shqiptarët vetë i futën me naivitet në piramida..
    Përse atëhere opozita e djathtë nuk u ngrit të bëjë një 97-të tjetër ?
    Sepse misioni i saj demokratik nuk është marja e pushtetit me dhunë e revolucione bollshevike apo luftë civile por me vota.
    (E parandjenja se do të ma refuzonte Bushati këtë koment, me mekanizmin kompjuterik se “po postoni shpesh komente)

  5. Kush ka dy fije mendje dhe ndergjegje duhet ta degjoj kete njeri, i cili ka bere burg nen regjimin komunist, tashme e ka zgjidhur jeten e tij jashte shqiperise, dhe se nuk kerkon asnjehere pushtet.
    Eshte nje publicist qe e do vendin e tij dhe jep kontributin e tij ne kete drejtim. Ka qene ne opozite me cdo pushtet. Keto besoj se mjaftojne , se pari per ta besuar dhe pastaj dhe per ta ndjekur.
    Te kthehemi te shkrimi. Si gjithmone i sakte dhe realist. Kjo levizje qe te kete vlere e te mbahet mend , duhet te ndryshoj kete sistem te kalbur dhe te flliqur njekohesisht.
    Ky sistem ngriti ne piedestal antivlerat, deformoi kontributet dhe per rrjedhoje dhe meritat. Kjo klase politike qe ka drejtuar keto 30 vjet duhet SHPORRUR , nje dite e me pare. Jane pergjegjesit direkt te kesaj katraure , ku ky vend gjendet. Rama Meta Berisha Basha Kryemadhi , jane simbole te korrupsionit, tashme totalisht te diskredituar, dhe nuk frymezojne kerkend, perkundrazi irritojne dhe provokojne per dite nje popull te tere qe i kane futur thiken ne kocke. Duhet nje kaste e re, me njerez me integritet, intelektuale te mirefillte, qe te sjellin shprese ne kete vend, te vene drejtesi.
    E gjithe kjo, mund te realizohet me nje levizje shume te gjere popullore, duke traguar vendosmeri dhe mos u terhequr nga asnje lloj dhune dhe presioni. Nuk ka asnje qeveri me te forte se populli vet, sa do e pasuruar te jete.
    Nese ne nje shtet me te zhvilluar dhe demokratik se ne, do kishte ndodhur kaq hapur nje rast korrupsioni si ai i unazes se re dhe ost, akoma do dilte tym nga ndertesat qeveritare, dhe kryeministri qe krekoset nen kostume te shtrenjta, dhe qe nuk vishen dy dite , bashke me ata qe e gatuan kete zullum, do ishin duke ngrene supe pas hekurave.
    Duhet te zgjohemi e te tregojme qe ekzistojme.

  6. Do ishte mire qe komentuesit ketu mos bejne debat me njeri tjetrin por te vendosin gishtin ne plage. Nuk ka lidhje i majte apo i djathte. Edi Rama mbron interesat e tij personale , te nje rrethi oligarkesh, qe u krijuan kur ai vete ishte kryetar bashkie, qe u fuqizuan jashtezakonisht kur ishte PD 8 vjet ne pushtet, dhe tani vazhdojne dhe me te fuqishem. Kanabizoi hapur ne sy te nje populli te tere deshmitar, gjithe vendin nga veriu ne jug, kishte dha ka bashkepunetoret e tij me te afert njerez medioker, me probleme me drejtesine, dhe thellesisht te korruptuar. Dhe kapakun ketij njeriu demagog, kaq te peshtire ja vuri kundra pyetja qe i beri studenti per pallatin ne surrel. Ishte i papergatitur , dhe pergjigjja ishte aq e qarte dhe domethenese per kedo qe mendon te jetoj bashke me femijet ne kete vend., qe te kuptoj kush e qeveris. Kesaj i thone te tallesh me nje popull te tere, dhe asnje gjemb nuk i hyn ne kembe.Rama vazhdon akoma te jete ne ate zyre. Vetem ne Shqiperi mund te ndodh.
    E gjitha kjo ndodh dhe sepse nuk kemi institucione te forta e te pavarura.
    Ildkpi, prokurori, pastrimi parave, dski, shish, tatimet jane te gjitha vegla ne doren e kryeministrit. Atehere kush e zgjidh kete situate absurde. Vetem populli , vetem ai ka force qe te sjell ndryshimin, dhe ta coj Ramen Meten Berishen Bashen Kryemadhin atje ku e kane vendin.

    1. Alban !
      Që me fjalinë e parë të komentit tënd të dytë, bie në kundërshtim me thelbin e demokracisë, diversitetin e mendimit.
      “Nuk duhet të bëjme debat me njeri tjetrin” ???????
      Kush ta jep këtë të drejtë në një sistem demokratik, që t’ju japësh urfhër të tjerëve që të kenë vetëm një mëndje ?
      Lubonja pa dyshim që është një ndër publiçistët më të mirë të Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se ai është etalon i së vërtetës absolute.
      Si e keqja dhe e mira , është e marrëzishme që të shihen të pa shkallëzuara e që të dyja e kanë një hierarki.
      E keqja fillon nga më të këqijat e provuara e të faktuara,, e shkon deri tek e keqja më e vogël për të cilën shpesh mund të gabohet duke u nisur nga mendimi subjektiv.
      Ka edhe tek e “mira” një shkallëzim nga e mira më e vogël në të mirën më të madhe, që për hir të seë vërtetës historike të shqiptarëve, është e vështirë që ta vesh në kandarin e vlerësimit.
      E kam përshëndetur Lubonjën, dhe e kam parë se ka pasur reagime të shumta pozitive nga lexuesit, në shkrimet ku analizat i mblshtet në fakte reale e të verifikuara me fakte.
      Por herë pas here, Lubonja emocionalisht kalon në përgjithësime jo realiste, që në vënd të inspirojnë sanimin e së keqes, ngjallin demoralizimin e deri fatalitetin.
      Ma së pari shqiptarët në analizën e përgjithëshme të sistemeve politike, duhet ta ndajnë mendjen se në këto 80 vitet e fundit, patëm një sistem diktatorial të egër komunist, të modelit stalinist, e këto 30 vitet e fundit patëm një sistem të brishtë demokratik pluralist.
      Si një shqiptar emigrant që kam jetuar në, një vënd demokratik europian, që në vitin 1991, duke ardhur shpesh në Shqipëri, kam vënë re se shqiptarët në tërësi, qofte edhe me këto qeveri problematike, e bile mund të them qoftë edhe me qeverinë tërësisht të korruptuar të Ramës,kanë një nivel shumë më lartë jetes e emancipimi kulturor, se niveli i vitit 1990,
      As nuk ka të krahasuar e jo më të thuhet se në kohën e diktaturës “ishim më mirë”.
      Pasi kam ndjekur i mrekulluar nivelin e lartë intelektual në masë të madhe të studentëve që po protestojnë në dhjetor të këtij viti, pashë në emisionin opinion të Fevziut, një dokumentar, ndonëse jo të plotë të protestave të studentëve të dhjetorit 1990.
      Edhe unë që i kam përjetuar vetë aktivisht ato protesta, apo kam përjetuar varfërinë shpirtërore, intelektuale e ekonomike të kohës së diktaturës, kisha filluar të haroj të kaluarën.
      Ju a rekomandoj ju e studentëve të sotëm që ta shikojne këtë dokumentar
      Studentët e sotëm .janë krejtësisht të ndryshme qoftë për nga niveli intelektual, e qoftë për kërkesat e tyre.
      Në dhjetor të 90-tës studentët kishin frikë jo vetëm për vete, por edhe për gjithë të afërmit e tyre, jo thjeshtë se mos i përjashtonin nga shkolla, por se mund të vriteshin, burgoseshin apo të internoheshin megjithë familje.

  7. Alban,ke nje te drejte.Lubonja jeton jasht Shqiperise dhe eshte kunder te gjitheve (pra nuk eshte me asnje parti).Paska qene kunder Enverit (nderkohe qe familja e tij,punonte vetem per Enverin),na doli kunder Saliut,kunder Nanos,kunder Metes,bile edhe kunder shokut te vet te ngushte Rames.Por nuk na the,se Fatosi,ka qene edhe kunder Skenderbeut.Ndersa une po te them,se Lubonja eshte ne fakt edhe kunder vehtes se vet.Pret hajer,nga njeres qe nuk duan edhe vehten e tyre?

  8. Jo pa arsye ju ftova ta veme gishtin ne plage, dhe te veme ne pune mendjen dhe llogjiken.
    Nuk eshte Lubonja e keqja e ketij vendi, perkundrazi ne gjykimin tim eshte nje vlere, per kete popull qe e ka.
    Problem eshte kjo klase politike qe ka sjell per 90% te popullsise mjerim e varferi, dhe pjesen tjeter lluks dhe parajse. Dhe arkitekti kryesor i kesaj skeme eshte Rama, qe brenda 1 muaji vodhi 30 milion euro, dhe per pallatin e surrelit i cili nuk ka asnje tulle, dhe eshte i teri beton, i ardhur vetem nga Italia deklaron pa piken e turpit se e ka bere me kursimet e kurbetit.

  9. Paqe njereze qe ka per zemer,hapje vetedije individuale e kolektive,shperthim force reaguese te atyre qe skane ze por te shendetshem jane edhe te zote per te marre fatet e vendt, te kombeve ne dore; dhe drejtesi per te gjith ata qe Zotin mohuan dhe me egon e tyre zot shkaterruan gjithka.
    JEZUSI I KRISHTIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *