• |
ide | kryesore

Meta: Nuk e besoj se parlamenti e ka rrëzuar dekretin tim brenda ditës

Lajme, Të fundit



Në fakt ajo që shkruhet në titull ka ndodhur pikërisht kështu. Kuvendi e rrëzoi brenda ditës dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu mbrapsht ligjin për tatimin e të ardhurave. Gjithçka ndodhi në mënyrë të pabesueshme mbrëmjen e së enjtes.

Në mëngjes presidenti njoftoi se e kishte kthyer ligjin për rishqyrtim pasi thellonte pabarazinë duke favorizuar më të pasurit me uljen e tatimit për dividentin nga 15% në 8%. Kreu i shtetit argumentonte se kjo i trajtonte qytetarët në mënyrë të pabarabartë duke vendosur efekte prapavepruese për të amnistuar ata që nuk e kishin ndarë dividentin deri në vitin 2017.

Por në një mënyrë të paprecedentë sapo shkresa e presidencës mbërriti në Kuvend (edhe pse deputetët dhe kryetari i kuvendit ishin në seancë) administrata e protokolloi duke e kaluar për shqyrtim pranë komisionit të Ekonomisë dhe financave. Ai u mblodh vetëm 5 minuta me anëtarët e mazhorancës në një nga dhomat e godinës së seancave plenare dhe e rrëzoi dekretin.

Vendimi i kaloi seancës pasi kishte ikur opozita dhe pa u mbushur 24 orë dekreti i kreut të shtetit u hodh poshtë. I pyetur për këtë veprim të mazhorancës gjatë një vizite në Pogradec pasditen e së premtes, presidenti Meta tha se nuk e besonte se kjo ishte e vërtetë.

“Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *