• |
ide | kryesore

Oliver Kahn: Ja favoritët e mi për Champions League

Sport



Në një intervistë ekskluzive për Goal dhe DAZN, ish-portieri i Bayern Munich Oliver Kahn foli për shanset e PSG në Ligën e Kampionëve. Ai e vendos klubin e kryeqytetit francez ndër favoritët e tij ndërsa u tregua i kujdesshëm për Bayern, i cili ka sfidën delikate kundër Liverpool, liderit të Premier League, në raundin e 1/8 të Champions.

“PSG është ekipi që duhet të ketë mësuar më së shumti në vitet e fundit, por për të fituar Ligën e Kampionëve, nevojitet më shumë se një skuadër prej 1.5 miliardë euro. Duhet të keni përvojën e nevojshme për të fituar këtë trofe. Lojtarët gjithashtu duhet të jenë në formën e tyre më të mirë në momente të rëndësishme. E kemi parë me Bayern e Pep Guardiola. Ata luajtën një futboll fantastik, por në gjysmëfinale gjithçka mbaroi. Nëse e kanë mësuar këtë, atëherë PSG duhet të jetë gati”.

“PSG është favorit, edhe Juventus gjithashtu. Është një ekip shumë i fortë në mbrojtje me shumë lojtarë që mund t’ju vënë në telashe. Dhe ata kanë Ronaldon. Ai krijon një atmosferë të veçantë në këtë klub. Vetëm prezenca e tij i motivon lojtarët të japin maksimumin. Duhet të përmendim edhe Barcelonën. Në të kundërt, unë nuk mendoj se Real Madrid do të fitojë përsëri. Nëse fitojnë për herë të katërt me radhë, do të isha pa fjalë. Bayern provoi se ishte i aftë për gjithçka në Ligën e Kampionëve, por kjo do të varet nga ndeshja kundër Liverpool”, përfundoi Kahn.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *