• |
ide | kryesore

Problematiku Nainggolan: humbet 150 mijë euro në kazinò dhe mashtrohet me një çek të klonuar

Sport



Nuk ka paq për Radja Nainggolan. Këtë herë mesfushori i Inter është mashtruar, për tu zbuluar më pas vesi i tij për lojërat e fatit në kazinò. Ndërtimi i fakteve që bën e përditshmja italiane La Stampa, sqaron se belgu, pak javë më parë, ka denoncuar në Karabinierinë e Milanos, i shoqëruar nga një njeri i besuar i Inter, për një cek të klonuar në shifrën e 150 mijë euro. Para që janë tërhequr në bankën numër 4 nga një bandë keqbërësish në Lazio.

Hetimet e karabinierëve, kanë zbuluar që ai cek ishte i destinuar për Casinò të Montekarlos për të mbuluar humbjen e madhe në tavolinën e lojës në një mbrëmje gushti. Nuk është rastësi, por një ves i Nainggolan, sepse u mësua që nuk ishte ceku i parë i destinuar për Principatën.

Ceku i klonuar prej 150mijë euro, është tërhequr në Lazio e i takon prokurës së Velletri, ku janë transferuar denoncimet, për të hetuar cështjen. Mes provave janë edhe filmimet e bankës që tregojnë personat që kanë tërhequr shumën e madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *