• |
ide | kryesore

Probleme me pasurinë, shkarkohet kreu i Gjykatës së Korçës

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës, Admir Belishta. Ai doli para dy ditësh para Komisionit të Kualifikimit teksa u theksua  se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

Pas verifikimeve të kryetra rezultoi se kishte mospërputhje mes pasurisë dhe kishte bërë deklarim të rremë. ILDKPI raportoi tek  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për problemet  e gjyqtarit Admir Belishta.

Trupi gjykues i përbërë Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa vendosi të shkarkonte Belishtën pas problemeve të diktuara në pastërtinë e figurës dhe atë të pasurisë.

Kreu i Gjykatës së Korçës  rezultoi se nuk ka deklaruar burimin e ligjshëm për blerjen e mobilimin e një apartamenti 107 metra në Korçë në vitin 2009, vlera e të cilit  përllogaritet  në  6 milionë lekë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *