• |
ide | kryesore

Studentët ndërpresin protestën për festat: Rifillojmë në janar

Lajme, Të fundit



Studentët kanë lajmëruar se sot do të jetë dita e fundi e protestës së tyre për këtë vit dhe ajo do të rinisë në Janar deri në plotësimin e të gjitha pikave në kërkesën e tyre adresuar qeverisë.

Studentët e Akademisë së Arteve dhe disa studentë të tjerë kanë vendosur që të protestojnë para parlamentit, ku do të zhvillohet edhe sot një seancë plenare.

Protestat e studentëve do të vazhdojnë sërish vitin tjetër, pasi universitetet sot mbyllin dyert për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.

Prej më shumë se 2 javësh studentët kanë bojkotuar auditoret e universiteteve duke zbarkuar në sheshet dhe bulevardet e Tiranës por edhe në qytetet e tjera si: Shkodra, Gjirokastra, Elbasani Korça etj.



8 Comments

  1. rate dhe ju or te mjere,
    kollsenteri ka hapur dyert,
    ne kete vend vec m*t vjen ere,
    kot u lodhet, u zberthyet.
    u perkulet nje-nga-nje,
    ca nga para, ca nga mbrapa,
    shteti gjithmone ta ve,
    s’loz si ju, hapa dollapa.
    se do trima ajo pune,
    jo kelysha, lepurusha,
    keto gjera duan hune,
    tigra, luane dhe arusha!

  2. NE KESHTU E NE ASHTU DHE NE FUND U MBARS MALI DHE POLLI NJE MI . PALE KRAHASOHESHIT EDHE ME STUDENTET90-es DHE ARRITET DERI ATJE SA EDHE TI PERBUZNIT SE NUK BENE ASNJE GJE . STUDENTET E DHJETORIT TE 90-es PERMBYSEN SISTEMIN ME DIKTATORIAL NE BOTE , NDERSA JU SI CUPELINA NA BENIT EDHE MORAL . NUK BEHET STAN ME LEPUJ . IK MERRNI NDONJE KACIDHE DHE KRISNI BYTHEN .
    GJYNAH PER POPULLIN SE PANE TEK JU DRITE SHPRESE PANE TEK JU NDRYSHIMIN , NDERSA JU I ZHGENJYET TOTALISHT . JU DESHET NDRYSHIME PA REVOLUCION . QEPENI DHE JETONI SI KAFSHE SE PAK E KENI .

    1. Nuk kemi pse i akuzojmë kaq rëndë studentët, ata bënë çfarë mund të bënin të vetëm, të rinj, të papërvojë, në një kohë kur ndasitë politike dhe përçarjet janë në kulmin e tyre.

      Studentëve për aq sa bënë bravo ju qoftë, ata rizgjuan shpresën se nuk qenkemi edhe shumë dele.

      Nqs edhe ne të tjerët bëjmë atë që na takon si qytetare dhe njerëz që duam vendin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë gjërat do të ishin më mirë.

      Por ne presim që atë që duam të na e sjellin të tjerët.

  3. Shpresoj te mos jete
    lajm i vertete. Protestat duan vetemohim e sakrifica se eshte dicka serioze. Nese me vertet do bejne pushim per tu dendur me pule me patate atehere do jete zhgenjim i madh e nje brez i dhjere.

  4. KUR TE KTHEHENI VETEM REVOLUCION REVOLUCION REVOLUCION DHE VETEM REVOLUCION.PERMBYSNI KETE SISTEM DHE KRIJONI GJENERATEN TUAJ QE TE RE TE NA DREJTOJE.
    NUK KA FITORE PA GJAK,NUK KA NDRYSHIM RRENJESOR I SISTEMIT KERKON LUFTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *