• |
ide | kryesore

Studenti-Vasilit: Ke shitur shpirtin, aktori i kthehet: Rama ka të drejtë që ju quan rrugeçër

Lajme, Të fundit



Aktori i njohur Laert Vasili ka patur një përplasje me studentët, ditën e djeshme, në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji.

Një nga studentët  i ka thënë Vasilit se ai ka shitur shpirtin. Kjo gjë e ka revoltuar aktorin, i cili ka kërkuar që studenti ta kthejë menjëherë mbrapsht fjalën e thënë.

Më tej një tjetër student e ka cilësuar si të ngjashëm me Edi Ramën. Ky koment e ka bërë aktorin, që të shpërthejë krejtësisht, duke i quajtur studentër rrugeçër.

Debati mes aktorit Laert Vasili dhe studentëve:

Studenti: Dukesh si një engjëll që ke shitur shpirtin.

Vasili: Nuk më ka akuzuar njeri mua që kam shitur shpirtin. Po kështu edhe ky këtu përkrah meje. Tani ka të drejtë kryeministri kur thotë se ju jeni ca rrugeçër. Këtë nuk e toleroj.

Studenti: Dukesh si Edi Rama.

Vasili: Nuk jam legen partiak.

Studentët: Turp! Turp!

Vasili: Nëse vazhdojnë kështu ka edhe ligj, sepse janë në moshë madhore.

https://www.youtube.com/watch?v=_iwAjWq3OTc



16 Comments

  1. hajt se je ne rruge te mbare per drejtor….
    por si fillim duhet me lepi sahanet e kokes se karvanit…..
    o zot sa e meriton nje karrige….kur e mendon se sa te ndotur jane ato sahane…

  2. po ky po kercenon me ligje emoshe madhore….per c’fare?? per opinion?? Ne fund te fundit nuk thane genjeshter por opinion qe ne asnje menyre nuk ishte ofendim…Patetik, nuk di c;fare te thote…TURP TURP TURP..ofendim ishte ai qe ky i beri..Rrugace..dhe eshte ne moshe madhore..po gjykon si femije…TURP TURP TURP..

  3. Ka shume mumdesi ti laert te jesh edhe agjent i grekeve ik o mbushu ai qe ben monologje me kete palo kryeminister kjo qeveri ka mbaruar e bashke me te edhd ato qe i bejne fresk erera te tjera po fryjne nuk do te lrne shqiptaret te kehrmi prap ne diktature e me keq akoma diktatutre e mafias e droges joooooooooooooooooo kurre.

  4. Të jesh pakëz rrugaç në moshën e studentëve është krejt normale, por të flasësh si rrugaç në moshën e këtij laertit është turp.

  5. Nuk ia vlente studentet te merreshin me ate…Nje aktor i degraduar…La Athinen dhe erdhi ketu per nje cope buke…

  6. Ore ky thote jam Laert Vasili une, a thua se eshte ndonje koke e madhe. Nuk e njoh, por me cfare pashe tipik i njeriut bosh qe ka delirin e madheshtise

  7. Keshtu jane studentet ne bote, si ky injoranti i infiermierise te privati?! Qe vetem cirren dhe kujtojne se bota nis e mbaron me keta ?Turp, vertet, te perfaqesohen nga alabake te tille studentet e 2018!!!

  8. Studente shpellare ne mendim dhe veprim,keta ju skiftera quani e ardhmja e vendit,mos o zot mos I deno brezat e ardhshem me keta pisa e rrugecer qe kane fut nga nje pras mbythe dhe po fluturojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *