• |
ide | kryesore

Tabaku përplaset ashpër me Veliajn: Dasmën nuk ma bëri mamaja me kursimet

Lajme, Të fundit



Përplasje e fortë në distancë mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut. Duket si një nxehje për fushatë, (asnjëri nuk është zyrtarizuar) por këtë të premte të dy kanë nxjerrë “armët e rënda” për të sulmuar njëri – tjetrin. I pari ishte kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që e akuzoi deputeten e PD-së dhe ish-nënkryetaren e Bashkisë Jorida Tabaku se i ka dhënë leje ndërtimi gjyshes së saj gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“E njëjta gjë për lejen e Joridës. Në këtë bashki, kjo njihet si leja e Joridës, pavarësisht se është gjyshja, pastaj babai, por në Bashkinë e Tiranës është e Joridës. Tani unë i them Joridës: Jorida ma nxirr këtë format që unë të kem dhënë një leje në Lanë.

Po si ka mundësi, që mund të kesh qenë në administratë, dhe t’i japë leje vetes së vet. Kryetari dhe nënkryetari firmosin vetë. Shkelje e ligjit të konfliktit të interesit. Kjo është dosja që të hënën do të shkojë në Prokurori dhe shpresoj që do marr përgjigje”, – shtoi Veliaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes demokrate. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat ajo thotë se skandali “Bego” dhe aferat me qarqet kriminale dhe te drogës e kanë zënë ngushte Veliajn që ka humbur qartësinë dhe në propagandën e tij mashtruese.

“Dua të sqaroj se në atë pronë as gjyshi i ndjerë as gjyshja ime e ndjerë që ka 20 vite që nuk jeton më, as im atë dhe as unë nuk jemi pronarë. Në funksionin e nënkryetares së bashkisë unë nuk kam pasur në portofol dhënien e lejeve të ndërtimit dhe as nuk kam dhënë leje ndërtimi, as për familjen time dhe as për qytetarët e tjerë. Ndërtimi për të cilin Veliaj akuzon, e ka marrë lejen e ndërtimit në vitin janar 2014 ndërsa unë kam qenë deputete dhe jo nënkryetare bashkie” – shkruan Tabaku, por nuk ndalet me kaq.

“Dasma ime nuk ka qenë dhuratë e time mëje e paguar me kursimet e saj për tu kremtuar me madhështi në kalanë e Gjirokastrës. Shtëpia ime nuk kushton miliona si ajo e Kodrës së Diellit ku jeton Veliaj, as nuk është ndërtuar me paratë që nuk dihet mirë ku janë mbledhur.

Gjatë gjithë jetës sime politike nuk jam përmendur kurrë për fonde të vjedhura OJQ-sh, tendera të majmë shtetërorë apo e-maile të gënjeshtërta të dërguara në adresat e komunitetit ndërkombëtar siç ishte rasti Griseldës së Kavajës dhe mikut të Erjon Veliajt, ish-kolegut kryebashkiak Elvis Ervin Roshi” – thotë ndër të tjera Tabaku për Veliajn.

Edhe ajo lajmëron një padi për shpifje në gjykatë për Veliajn duke premtuar se paratë do ti dhurojë për familjen e Ardit Gjoklajt, të riut që humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Veliaj i kujton Tabakut se kanë qenë shokë shkolle duke nënvizuar se “ajo do dalë dhe do shajë edhe shokët e shkollës, për të mrbrojtur vezët e Lulit”, por Tabaku i i përgjigjet: “Fatkeqësi për një ish shok shkolle që mashtrues ishte e mashtrues mbeti!” ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Taulan Balla dhe Erion Veliaj,jan “politikanet”me te peshtire,neveria vete,100% negative,me vjen
    per te vjelle kur i degjoj.

  2. Pasi ka marre tituj qe e kane nderuar qe me karieren e Mjaftit, qe hajduti, me imell fallco gjoja te shpenzimeve vodhi parate e zhduku memoriet e kompjuterave,. Kjo ishte shembulli i pare. Ne te dyten mbahet mend dizinformimi per KEne qe mashtronte per obordin e Griseldes, gjoja nga policia e atehereshme, ,,Me kete forcoi bindjen qe ishte i afte per sektin e qelbesirave, , Klloun, i shtire, e i peshtire, me premtime mashtruese, duke shfrytezuar edhe situatat u zgjodh K bashkije,,c;beri? shihni taksat se sa here jane ngritur, shihni gjobat qe i ve vend e pa vend, Pushtoi Tiranen dhe e ka bere parkimin ne cdo cep me para. shiheni qe i ngeli bishti lopates vetem per selfe. shiheni ne kopeshte me femije ne krah, ,,,,etj etj, ca ti numurosh te peshtirit e hajdutitte kompanise rilindje.

  3. erionk moj erionka te vesh frroku ty qitjonka e te qin ishi e frroku si ramen me nallonka.kujtoni ju se rama vishet per mod me qitjonka ,jo ai sa her vishet e therrret ndoken,ditmir bushatin e ballen te bejn katershe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *