• |
ide | kryesore

Zbulohet letërkëmbimi/ Serbia i kërkon ndihmë Ramës për problemet me Kosovën

Lajme, Të fundit



Serbia i kërkon Shqipërisë të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Pavarësisë së Kosovës. Vet kryeministrja serbe i ka dërguar dy letra homologut shqiptar, Edi Rama, ku i kërkon që të përdorë atë që ajo e quan “ndikimin e tij në Prishtinë”, në mënyrë që Kosova të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, ndër të cilat të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.

Letra e parë mban datën 16 nëntor dhe vjen e shkruar me një gjuhë, të cilën rëndom diplomacia serbe e përdor në kulmin e propagandës antishqiptare në seancat e Këshillit të Sigurimit dhe më gjerë. Kryeministrja serbe ankohet për atë që e quan shtypje dhe krime kundër popullit të saj, që vazhdojnë pa pushim dhe kërcënojnë të përshkallëzohen më tej.

“Po ua kërkoj meqenëse keni njohur të ashtuquajturën ‘Republikë të Kosovës’ si një shtet të pavarur, në mënyrë që ju të përdorni ndikimin tuaj ndaj Prishtinës, që t’iu bindet marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Në rast se, në kundërshti me ndikimin tuaj, ata vazhdojnë të shkelin marrëveshjet dhe paktet ndërkombëtare, ju kërkoj të rishikoni pozicionin tuaj në mbështetje të Pavarësisë”, shkruhet në letrën e parë të Brnabiç, 16 nëntor 2018.

6 ditë më vonë, pa marrë një përgjigje për letrën me tone patetike, ku shqiptarët dhe qeveria në Kosovë fajësohen për fakte të pavërteta, kryeministrja serbe i drejtohet serish Ramës me një letër të dytë.
Në këtë letër, Brnabiç, me tone më të zbutura dhe argumente ekonomike, flet për pasojat e taksës ndaj mallrave serbe dhe dëmin, që sipas saj po i bëhet klimës së biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ajo i kërkon sërish Ramës të përdorë ndikimin dhe besimin që kanë instucionet e Kosovës tek ai, për heqjen e këtyre masave dhe i kujton faktin se Serbia nuk do të marrë masa reciproke.

Më në fund, përgjigjja i vjen dy javë më vonë, në një letër ku kryeministri shqiptar i kujton homologes serbe krimet e shtetit të saj në Kosovë, njohjet dhe përparimet e Kosovës pas luftës.

“E dashur kolege. Është thjesht e pamundur për mua që të kuptoj thirrjen tuaj ‘që të rishikojmë pozicionin tonë në mbështetje të Pavarësisë’… Qëndrimi i Shqipërisë është se Kosova është shtet i pavarur dhe vend sovran, që i merr vet, në mënyrë të pavarur vendimet e saj, të cilat Serbia dhe të tjerët duhet t’i respektojnë, si reflektim i vullnetit sovran të popullit të Kosovës nëpërmjet udhëheqësve të zgjedhur në mënyrë demokratike”, – thuhet në përgjigjen e Ramës, më 3 dhjetor.

Rama i kujton Brnabiçit angazhimet e tij, së bashku me presidentin e saj Aleksandar Vuçiç, dhe se kanë rëndë dakord të arrijnë pajtimin përmes bashkëpunimit rajonal, gjë që ju – thotë kryeministri, – e keni shkelur me pengesat që po i nxirrni Kosovës për anëtaresimet në organizatat ndërkombëtare, si INTERPOL apo UNESCO.

“Shqipëria e ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Por, nuk mund të mos dëshmojmë se nën maskën e dialogut, Serbia ka ndërmarrë pengesa dhe akte armiqësore kundër Kosovës, të cilat janë të dëmshme për shpirtin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal, gjë që nuk është e denjë për një shtet kandidat për në BE. Ne besojmë se ndjekja e rrugës së dialogut, me sinqeritet dhe realizëm, do të jetë e vetmja alternativë e sukssesshme për të arritur zgjidhje të detyrueshme dhe të qëndrueshme për të dyja palët, si dhe paqen e stabilitetin në rajon”, – thuhet më tej në përgjigjen e Ramës. /Top Channel



6 Comments

  1. Ka pak nevoje per propagande nacionaliste Rilindasi yne pikror! Ajo qe me habit është kripa e duhur qe i ka shtuar Lapsi.al per ta bere kte gjelle te vjetër sa me te ngrenshme…

  2. Nuk gjej dot asnje rresht ne kete portal qe nuk eshte kundra Rames thotë:

    ahaha cfare titullli te poshte ke bere o bushat.. Mund edhe te shkruaje ‘ RAMA I PERGJIGJET SERBISE MBI PROBLEMET ME KOSOVEN’ ..

    Por ke vene nje titull intrigues , te lig sic je dhe vete, per te krijuar idene qe ‘ shikoni rama e ka mire me serbet aq sa dhe i kerkojne ndihme’ .

    Megjithate do jetosh dhe ti. Per mua me rendesi ka pergjigja e Rames se sa kerkesen e kryeminstres serbe.

  3. Sa here eshte takuar e perqafuar me Vucicin ky matrapazi i politikes? Meshume me te se sa me kosovaret,,,nejse. Nese kryeministresha e Serbise e ka bere nje gje te tille, ajo do kete fakte, apo biseda te medyshjes se ketij bastard Km qe kemi. Dhe ndarjen e kufijeve te kosoves e ka perkrahur, ate qe duan serbet, andaj perse te mos besojme ne kete komunikim mes dy KmKy apolitik nderkombetar, e injorant me shume e ka ngaterruar situaten ne ballkan se ka permiresuar maredheniet mes shteteve, hera heres me batuta jo koherente ne maredheniet nder shteterore ne ballkan, por vetem me Turqine i ka ruajtur per interesa me shume personale. Pra kemi nje KM qe nuk ka vizion per politikat e se aredhmes ne shqiperi, e maredheniet me shtetet e tjera.

  4. serbia i kerkoi qelbesies se vet rama te terheq njohjen per kosoven,por ja qe ditmut e andi bushati ende i lpijn bythen rames edhe pa i ftuar ky.per me teper ne GAZETA EXPRES KOSOV shkruan serbet tallen me ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *